Sunday, January 18, 2026

Humbi me Vorën, tekniku i Flamurtarit Garsia, i kënaqur me vetëm 20 minutat e para, pjesa tjetër me probleme

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Vlamurtarit, Karlos Garsia, pas ndeshjes, Vora-Flamurtari 1-0

“Mendoj se kemi luajtur mirë. Për aq kohë sa luajtëm, nuk mendoj se luajtëm më shumë se 20 minuta. Është e vërtetë dhe në këto 20 minuta nuk bëmë punën që duhet të bënim.

Mendoj se nuk kemi luajtur mirë sepse nuk patëm topin në kohën kur donim të luanim. Është e vërtetë që mesfushën e patëm më ofensive, por e vështirë që t’i gjenim këto lojtarë.

Kemi luajtur të tri ndeshjet e para me të njëjtën skemë, edhe sot e ndryshuam. Në pjesën kur nuk kemi top luajmë 4-4-2. Gjithmonë kemi luajtur ashtu, vetëm ndryshon kur bëjmë presing. Kur kemi topin, i spostojmë lojtarët në pozicione të ndryshme, mund të jetë 3-5-2. Sot kemi ndryshuar pak sepse mendonim një ndeshje më të fortë, sidomos në mesfushë. Dhe morëm vendimin, që të kemi lojtarë më shumë në mesfushë. Se me topin kemi shumë lëvizshmëri, mund të kemi edhe 4 lojtarë në zonë. Nuk është problem, mund të ndryshosh”, u shpreh trajneri Garsia për “RTSH”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img