Thursday, December 4, 2025

Humbi në shtëpi 0-1 me Flamurtarin, zv.trajneri i Egnatias: Më erdhi keq për mënyrën si pësuam golin. Mungesa e trajnerit Tetova ndikoi, i uroj shëndet dhe të kthehet sa më shpejt”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i zv.trajnerit të Egnatias, Juljan Brahja, pas ndeshjes, Egnatia-Flamurtari 0-1 

“Ne e filluam pjesën e parë shumë mirë, por na mungoi qartësia, ndoshta edhe për meritë të Flamurtarit. Me 3-5-2 e tyre na bënë presing të lartë. Më erdhi keq për mënyrën si pësuam golin. Futbolli është futboll, por ai gol në kundërsulm, më vjen keq. S’dua ta bëj dramë, çunat u munduan të jepnin më të mirën, aq sa kishin mundësi.

U befasuam nga presingu u Flamurtarit? Nuk u befasuam, e dinim që Flamurtari rrinte lart. Na mungoi qartësia, u nxituam më shumë se ç’duhej. Duhej të bënim lojën tonë me qarkullim topi dhe kontrollin e ritmin të lojës, na mungoi.

Me fillimin e pjesës së dytë bëmë ndryshime, 4-2-4, për të sulmuar me 4 lojtarë. Flamurtari kishte bërë bllok të ulët dhe na krijoi probleme. Normalisht që ne duhet të rrezikonim për të barazuar, edhe me Tiranën rrezikuam shumë.

Sugjerime nga Tetova, sa ndikoi gjendja e tij shëndetësore në përgatitjen e ndeshjes? Normalisht që po. Do s’do ka ndikuar, e kemi ndjerë të gjithë. Përsa i përket komunikimit me profesorin, normal që kemi pasur. Shyqyr Zotit është në gjendje të mirë, i uroj shëndet dhe të kthehet sa më shpejt”, tha Brahja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img