Saturday, September 21, 2024

Humbi në shtëpi me Partizanin, trajneri i Kukësit, Longo, ngarkon me përgjegjësi sulmuesit: Nuk arrijnë të shënojnë nga 4 metra larg portës!

Lexo

Kukësi ka bërë një tjetër hap fals. Pas barazimit në shtëpi me Laçin si dhe humbjes në transfertë me Teutën, sot është mundur në shtëpi nga rivali direkt për zonën Europiane, Partizani.

“Gabime që përsëriten. Punojmë gjithë javën me verikalizie dhe në fund pësojmë gola fotokopje. Ky është kualiteti i ekipit. Përballë kishim një ekip të jashtëzakonshëm, si Partizanin me kualitet të jashtëzakonshëm dhe nuk e kuptoj se nuk janë për titull kampion dhe duke rivalizuar me Tiranën. Në pjesën e dytë provuam shumë, por nuk arrijmë të shënojmë nga 4 metra. Nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët, ata dhanë maksimumin, ndoshta duhet të ndryshojë ky fat që kemi, nuk shënojmë dot nga 4 metra, edhe tek goli, goditëm në fillim shtyllën, pastaj shënuam. Sa i përket punës, nuk mund të bëjmë më shumë, jemi duke punuar shumë, madje edhe më shumë se në pjesën e parë të sezonit. Nuk e di çfarë mund të them, ka probleme që nuk janë aq të qarta. Kur fus sulmues, e kemi parë që fus Markun që është qendërmbrojtës dhe Bahtrin që është mesfushor. Fakti që nuk kam një sulmues, nuk e ndihmon skuadrën që të shënojë. Nuk mund të fus Pero Pejiçin. Shkurtaj erdhi dhe luajti 20 minuta. Puntus mbylli sezonit për shkak dëmtimi, edhe Fejzhao ka munguar 1 muaj. Nuk kemi alternativa në sulm. Edhe tani që u kthyen disa, shkoi ashtu siç shkoi.”, u shpreh trajneri i Kukësit, italiani, Diego Longo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img