Drita dhe Shkëndija kanë mbyllur rrugëtimin e tyre në Evropë, në kompeticionin e Conference League, duke humbur dhe në ndeshjet e kthimit të play off.
Kampionët e Kosovës, pas humbjes 3-2 në shtëpi në ndeshjen e parë, kanë pësuar të njëjtin rezultat dhe në ndeshjen e kthimit përballë Celje, 3-2(Krasniqi dhe Dabiqaj ishin autorët e golave), duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 6-4.
Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës, pas humbjes 1-0 në shtëpi përballë Samsunspor një javë më parë, është mposhtur në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-0(rezultati i përgjithshëm 5-0).



