Monday, September 23, 2024

Humbja e dytë në kampionat, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti ndjehet i rrezikuar: “Ne trajnerët jemi me valixhe në duar!”

Lexo

“Futbolli i tillë është të jep emocione të papërshkrueshme, të kesh një mundësi për të shkuar te fitorja dhe të pësosh gol. Pas humbjes së penalltisë lojtarët ishin në shok, por duhen marrë masat, duhet të ishim më të kujdesshëm, kishim vështirësi në zotërimin e topin pjesën e parë, kam ndryshuar shumë pozicionin e lojtarëve.

Rrezikuam pjesën e parë por në pjesën e dytë kemi dominuar dhe kemi pasur raste të pastra, Bregu duhet të godiste portën. I bëra të gjitha lëvizjet e mundshme për të fituar ndeshjen dhe shpresoj që klubi të plotësojë grupin se vetëm një qendërmbrojtës tipik kemi. E kam nisur me 4-3-2-1, por hasa vështirësi dhe u detyrova të ndryshoja. Zëvendësimet i dhanë një ritëm tjetër ndeshjes.

Shpresoj që skuadra të plotësohet me dy qendërmbrojtësa, mesfushor dhe sulmues. Vila e ka të vështirë të luajë me shpinë pasi e kam provuar. Dita është marrë për 6-të ose 8-sh. Duke qenë se jeni koleg me mua, trajneri është me valixhe në dorë, unë nuk i lexoj çfarë qarkullojnë, kam dhënë gjithë mendimet e mia se çfarë ka nevojë kjo skuadër, unë do të bëj maksimumin për Dinamon, por jo gjithmonë në futboll është faji i trajnerit. Është e rëndësishme që klubi të ndihmojë veten, të plotësojë grupin dhe të përballojë kampionatin e gjatë dhe të vështirë, por duke qenë të plotë rritet konkurrenca dhe cilësia, Dinamo do të ringrihet me plotësimet.

Ska asnjë lloj problemi psikologjik, janë dy ndeshjet e para të kampionatit, skuadra ka prodhuar futboll, kanë ardhur 3-4 elemente, duhet plotësimi i pankinës, nuk ka lidhje as ferri as parajsa, janë situatat e ndeshjes. Megjithatë i falenderoj çunat se kanë bërë maksimumin. Unë jam trajner dhe me stafin tim i kemi bërë kërkesat, unë mundohem të bëj maksimumin, duhet një skuadër për të përballuar kamponatin”, përfundoi Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img