Sunday, September 8, 2024

Humbja me boshnjakët, presidenti Refik Halili i pakënaqur nga loja e Tiranës, por beson akoma tek skuadra e tij

Lexo

Humbja e tretë radhazi në ndeshjet europiane e skuadrës që ai financon prej vitesh e ka mërzitur jo pak presidentin e Tiranës, Refik Halili. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes së mbrëmjes së sotme ku Tirana u mund 0-1 nga boshnjakët e Zrinjskit të Mostarit, Halili vazhdon ta vërë theksin kryesisht tek problemet e ekperiences së lojtarëve të ndryshëm  në formacion.

Megjithatë, ai vazhdon të besoj se Tirana e tij është një skuadër cilësore që me me pak përpunim mund të përmirësohet në Europë, madje që në ndeshjen e ardhshme në Bosnje. Ndërkohë, sa i përket kampionatit shqiptar, ai mendon se bardheblutë e kanë kontigjentin e duhur për të vijuartë jenë lidër duke mos e lëshuar titullin kampion.

“Skuadra ka bërë mirë pavarësisht rezultateve. E kam dëgjuar profesorin dhe i them edhe vetes time që eksperienca është gjë e madhe. Lojtarët me eksperiencë dinë të lozin mirë, ndërsa ata që janë pa eksperiencë janë në preison dhe e kanë pak të vështirë. Krahas kësaj janë edhe lojtarë të cilët nuk po japin në formën e tyre siç është Da Silva.

Do të ishte mirë që të bënim pak lojë më mirë. E thashë që është nga eksperienca se një pjesë e mirë e kanë aty. Kemi lojtarë që ndoshta nuk janë në formën e duhur. Unë jam paksa i pakënaqur për 2-3 futbollistë, që e dinë se kush janë e ndoshta nuk janë në formën më të mirë. Unë do të thoja se skuadra është që më bind sa i përket kampionatit shqiptar. Jam i pakënaqur për këtë lojë. I thërras mendjes edhe vetë që duhet të bëjmë merkato edhe më të mirë për Kupat e Europës.

Nuk ka nevojë fare ekipi për merkato për kampionatin shqiptar. Merkato është shumë e mirë për kampionatin shqiptar. Pa dashur ta nënvlerësojmë kampionatin, shikoni vetë që të gjithë duan të bëjnë merkato e marrin lojtarë, po nuk ka lojtarë.

Ne do të vazhdojmë e do të bëjmë ndeshjen e radhës, do të shkojmë e lozim si na ka hije. Pastaj se çfarë do të bëjmë e ku do të shkojmë do ta shohim”, u shpreh pas ndeshejs së sotme, njëshi i klubit bardheblu, Refik Halili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img