Saturday, July 27, 2024

Humbja me Skënderbeun, Josa: Duhet të ishim më të qetë para portës

Lexo

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas humbjes me Skënderbeun.

Josa deklaroi se skuadra nuk tregoi freski dhe nuk luajti shpejt, çka solli edhe vështirësi në sulm.

Sipas tij, gjendja aktuale e Skënderbeut është më e mirë se Laçi.

Rastet e krijuara, është evazive. Nuk ishim të freskët në lojë dhe nuk luajtëm shpejt. Kjo e vështirësoi manovrën sulmuese.

Nuk mund ta mendoj se Skënderbeu është më i mirë se Laçi. Sa i përket gjendjes aktuale, ajo e Skënderbeut është më e mirë se Laçi.

Silva është lojtar bazë i joni. E kishim të pamundur ta aktivizonim për arsye të kartonit dhe kjo ishte zgjidhja jonë, që e kemi bërë edhe në të kaluarën. Në ato momente te goli, duhet të ishim më të kujdesshëm. Ishte një gabim individual dhe kështu erdhi humbja.

Kishim probleme në goditjen e zonave boshe, nga dy lojtarët e mesfushës, Ujka dhe Manellari. Dolëm para portës, por duhet të ishim më të qetë. Me Egnatian në Kupë, do shkojmë të luajmë futboll dhe aty do shikojmë mundësitë tona.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img