Wednesday, November 27, 2024

Humbja me Skënderbeun, Tetova: “Më mirë që ndodhi tani”

Lexo

Egnatia kryesuese vazhdon me rezultatet negative në kampionat, teksa sot u mposht 2-0 ndaj Skënderbeut. Pas kësaj sfide për MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Më vjen keq pasi morëm dy gola me episode. Ne kemi shtatlartësinë dhe i morëm golat aty ku jemi më të fortë në goditjet standarde. Në pjesën e dytë patëm reagim, u shfaqëm para portës, por nuk konkretizuam dot. Kishim një agjitim të pakuptimtë pas 10 minutash lojë, nuk e di pse ndodhi kjo te lojtarët. Por më vjen mirë që ndodhi në këtë moment, pasi kemi pushim dhe mund të rikuperojmë diçka. Por megjithatë, sot ishte një pjesë e dytë ku kishim rastet tona, por nuk i konkretizuam.

Rrezikimi i vendit të parë? Puna e premios është një shtysë për të gjithë, teksa për pjesën e konkurrencës është e mirë pasi i bën mirë lojtarëve. Të gjithë lojtarët kanë patur minutazhin e duhur dhe janë shfaqur mirë edhe në stërvitje. Ndeshjet fitohen në stërvitje kur ke konkurrencën e mirë. Edhe kur heq një lojtar dhe fut një tjetër, të jetë me doza në rritje.

Ngërç psikologjik te lojtarët e Egnatias? Nuk besoj se ka ngërç psikologjik. Ngërçi është vetëm te shënimi i golit. Duhet theksuar fakti që Montenegro që po sakrifikon, është i vetmi sulmues në skuadër që po merr minuta pa fund dhe nuk i bën mirë për momentin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img