Saturday, July 27, 2024

Teuta merr një trepikësh me shumë vlerë, triumfon ndaj Partizanit në ‘Niko Dovana’

Lexo

Teuta 1-0 Partizani (Peposhi 66′)

Teuta ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, duke marrë kështu 3 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesën. Në krahun tjetër, ekipi i Orges Shehit ndalet, pas dy fitoreve të fundit.

Të kuqtë shënuan në minutën e 12-të me Mikulic, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.  Në minutën e 24-të, ishte Rrapaj që provoi nga goditja e dënimit, pa rezultat.

Me shifrat 0-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë skuadrat u vendosën në kërkim të golit. Në minutën e 57-të,  Klajdi Daci pati mundësinë ideale për të shënuar për Teutën, por shpërdoroi një nga ato raste që të vijnë  rrallë herë në jetë.

Gjithsesi, goli i “Djemve të detit” nuk vonoi shumë. Një goditje fluturimthi e Peposhit shkundi portën e Alban Hoxhës, një gol që fare mirë mund të konsiderohet si një nga më të bukurit e këtij sezoni.

Teuta renditet në vendin e tetë me 31 pikë, sakaq Partizani në vendin e 3-të me 46 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img