Sunday, September 8, 2024

Humbja me Teutën, i kushton pankinën, trajnerit të Egnatias, Idlir Tetova. Drejtimin e rrogozhinasve e merr Shpëtim Duro

Lexo

Rezultatet janë ato që janë faktor në ecurinë e karrieres së trajnerëve të futbollit. Paraqitja e mirë e ndeshjeve të mëparshme, përfshirë edhe fitoren e pastër me Vllazninë e Shkodrës, i dhanë një vlerësim jo të pakët trajnerit Edlir Tetova. Në pozicion komod ishte Tetova edhe për rreth 80-të minutat e sfidës së djeshme, Egnatia-Teuta kur kryesonte 1-0.

Një rezultat që nëse do të qëndronte në fuqi deri në fund, do të zhyste akoma më shumë durrsakët në fund të renditje. Por, ndërsa, Teuta dhe homologu i tij Shkëmbi lehtësohen me dy golat e përmbysjes duke e fituar të gjithë ndeshjen, 1-2, pasojat e kësaj humbje i kalojnë trajnerit Tetova, i cili jo shumë kohë pas ndeshjes, në bashkëpunim mes dy palëve me klubin, vendoset që të mos jetë më trajner i Egnatias.

Pas vendimit të marrë, drejtuesit e klubit të Rrogozhinës janë në kërkim të trajnerit të ri, dhe nuk vonojnë shumë për të zyrtarizuar në krye të pankinës së Egnatias, Shpëtim Duron, një nga trajnerët më të mirë të futbollit shqiptar, i cili që pas largimit në drejtimi i Laçit, ka qënë i lirë. Nga sa bëhet e ditur, presidenti rrogozhinas, Agim Demrozi dhe trajneri Shpëtim Duro kanë mbyllur gjithçka sa i përket kushteve të bashkëpunimit, dhe zyrtarisht puna e re për Duron fillon që të hënën kur do të prezantohet përpara skuadrës së Egnatias.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img