Prononcimi i zv.trajnerit të Laçit, Ardit Biba, pas ndeshjes, Laçi-Teuta, 0-1
Zëvendës trajneri i Laçit Ardit Biba foli pas sfidës pasi Armando Cungu u largua nga stadiumi pas humbjes:
“Me ekipin e Laçit çdo gjë po shkon shumë mirë. Kemi një ngërç psikologjik. Me Cungun kemi punuar mirë, por mungon goli.
Në lidhje me ndërtimin e aksioneve, çdo trajner ka 3-4 formacione për t’i hedhur në fushë, ne kemi futbollin tonë. Idea të bëjmë futboll të bukur, jo vetëm 3 pikë. Për shkak të dëmtimit që kemi pësuar me Myrtjan, Lleshin, në momentin që t’i ndërron çdo herë stoperat nuk është gjë e mirë.
Dhe pjesa e arbitrimit ka ndikuar, dëmtimet, këto sjellin pjesën e problematikave. Futbolli është fat, nuk mund të shënojmë në çdo rast. Na duhet pak fat, duhet të besojmë. Kemi ekip fantastik, duam të fitojmë ndeshjet po kemi nevojë për fat. Di të them se kur të rikthehet Laçi, do jetë nga ekipet më të vështira. Po punohet shumë çdo ditë”, tha ai për RTSH Sport.