Wednesday, November 13, 2024

Humbja ndaj Bolonjës, Ivan Juric, nuk është më trajner i Romës. Në skenë del emri i Roberto Maçinit

Lexo

Humbja ndaj Bolonjës ishte fatale, Friedkins fokusohet te Roberto Mancini

Është zyrtare: Roma ka shkarkuar trajnerin, Ivan Juric. Humbja në shtëpi ndaj Bolonjës ishte fatale për kroatin, ndërsa njoftimi për përfundimin e marrëdhënies erdhi pak minuta pas fishkëllimës së fundit. “Duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit – lexohet në një shënim nga klubi verdhekuq – Ai ka menaxhuar një ambient të vështirë me profesionalizëm maksimal dhe për këtë i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij”.

Ndër emrat më të nxehtë, edhe pse negocimi nuk është shumë i thjeshtë, është ai i Roberto Mancinit.

Eksperienca e Juric në stolin e Romës ishte e shkurtër: 12 ndeshje, 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Një paraqitje që qartësisht nuk e kënaqi klubin, që ishte në kërkim të një kthese që nuk arriti kurrë pas shkarkimit të Daniele De Rossi.

Aventura e tij, në fakt, nisi mbarë, me një fitore të pastër ndaj Udineses, një barazim të mirë në Europa League ndaj Athletic Bilbaos dhe suksesin ndaj Venezias. Por më pas ishte humbja ndaj Elfsborgut, ajo ndaj Interit dhe mbi të gjitha kolapsi i bujshëm i Firences. Dy humbjet radhazi në kampionat kundër Veronës dhe Bolonjës ishin gur varri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img