Monday, November 25, 2024

Humbja në shtëpi me Rumaninë, masa të ashpra te Kosova, largohen nga kombëtarja Muric, Zhegrova dhe Muslija

Lexo

Duket se humbja shtëpiake përballë Rumanisë ka trazuar situatën në kampin e Kosovës. Ndërkohë që skuadra dardane po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Qipros, Federata njofton se tre lojtarë kanë përjashtuar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija largohen nga grumbullimi pasi kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi Franco Foda dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, shkruhet në njoftimin e Federatës Kosovare të Futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img