Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Roberto Bordin pas ndeshjes, Tirana-Elbasani, 1-4
“Në pjesën e parë pësuam dy gola në goditje standarte. Te i dyti nuk kemi parë nëse ishte faull te portieri apo jo. Por edhe si te Dembele në pjesën e dytë, mendoj se kishte faull të dukshëm sipas meje. Në pjesën e parë kemi luajtur një pjesë mjaft mirë, në pjesën e dytë pas 2-1, luajtëm mirë, mëkat se morëm kundërsulme kur duhej menaxhuar ndeshja në 2-1. Ishte një faull te Dembele, i dukshëm ndaj Dembele. Pas asaj situate mund ta menaxhonim ndeshjen, pastaj goli i katërt nuk ka të bëjë se ekipi ishte përpara për të shkurtuar diferencën.
Sa i përket formacionit, është vendim i imi dhe kam ekipin në dispozicion. Te topi i dytë nuk është vetëm Soler, por e gjithë skuadra. Bëmë më pak sa mund të bënim. Duhet analizuar ndeshja se si shkoi dhe gabimet. Derbi ishte një ndeshje, në të tjerat kemi humbur topin e dytë. Nuk do të kufizohesha te topat e dytë për të përgatitur një ndeshje.
Pas ndeshjes është e thjeshtë të thuash gjëra. Duhet përgatitur ndeshja, morëm dy gola në goditje standarte, pa pësuar asgjë sa i përket lojës apo raste nga kundërshtari. U munduam të modifikonim, që të dilnim me tre dhe të çoheshin lart Vera dhe Haxhiu, duke u munduar të ndryshonim diçka.
Duhet të analizojmë mirë katër golat, sidomos dy të fundit që ishim pak të çekuilibruar. Dua të rishoh golin e tretë se sipas meje ishte faull”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.



