Monday, August 18, 2025

I lumtur për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League, Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi: Daja ka firmosur kontratë 30 vjeçare me Dinamon. Ky është viti i dytë, i mungojnë edhe 29 të tjera

Lexo

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “qiellin e shtatë”. Pas triumfit historik ndaj Hajdukut të Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli me superlativa në mikrofonin e “Supersport”, për trajnerin Daja dhe skuadrën e tij, teksa u shpreh:

“Unë ndenja deri në fund, kisha shumë besim tek ekipi, te çunat. Jemi përgatitur shumë dhe kisha shumë besim, që do ia dilnim. E mendoja këtë mbrëmjen. Arritja e Dajës ishte ajo që doja për të qenë në kryeje të Dinamos. Ishte njeriu i duhur, për të arritur këtu. Është një grup djemsh të mrekullueshëm. I përshëndes edhe iu them, forca Dinamo. Me Dajën do të shkojmë shumë larg.

Daja ka firmosur kontratë 30 vjeçare me Dinamon. Ky është viti i dytë, i mungojnë edhe 29 të tjera. Jam shumë rehat. Është hera e parë që unë shikoj 120 minutat e Dinamos. Një nga provat që unë e kalova.

Dinamos i takon të jetë gjithmonë pretendente për kampion. Gjithmonë objektivat e Dinamos do të jenë për të fituar kampionatin. Kemi bërë shumë gjëra për të bërë Dinamon e madhe, i bëj thirrje popullit dinamovit, që t’i bashkohen skuadrës. Janë gjithmonë të mrekullueshëm”, u shpreh presidenti Bardhi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img