I shënoi dy gola Al Wasl në Ligën e Kampioneve të Azisë, Cristiano Ronaldo mbërrin kuotën e 923 golave në karrierën e tij sportive

Portugezi shënoi dygolësh në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndërsa skuadra e tij, Al Nassr mposhti me rezultatin 4-0 Al Wasl

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të mbushë 40 vjeç, vazhdon të zgjasë serinë e golave dhe këtë herë e bëri në Ligën e Kampionëve të Azisë. Pikërisht në përballjen me Al Wasl, i mundur me rezultatin 4-0 nga Al Nassr-i i tij. Me dygolëshin e shënuar, CR7 arriti shifrën e pabesueshme të 923 golave ​​në të gjithë karrierën e tij si futbollist.

Kështu Stefano Pioli dhe banda e tij arrijnë të kapin për një moment Al Hilalin në 16 pikë, në pritje të ndeshjes së nesërme. Al Ahli aktualisht është në krye të tabelës me 19 pikë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu