I shënoi Hungarisë, Armando Broja, pas ndeshjes: Kemi zemër të madhe!

Autori i golit në Hungari, Armando Broja ka komentuar suksesin e arritur

Armando Broja hyri si zëvendësues, por arriti të vendosë fatin e ndeshjes në “Pushkash Arena” duke shënuar në fitoren 1-0 përballë Hungarisë. Pas sfidës, në një lidhje direkte me emisionin, “Ëndërr Kuq e Zi”, sulmuesi ka deklaruar: “Gjithmonë kam besim, gjithmonë kam dëshirë të ndihmoj skuadrën duke shënuar gol. Shënova, i dhashë skuadrës fitoren, më vjen mirë”.

“Vendi i titullarit? Kam qënë i dëmtuar. Mora një dëmtim pardje në stërvitje. Trajneri më pyeti nëse isha 100% gati dhe unë i thashë po. Për fanellën e Kombëtares bëj gjithçka. Tani do të shikoj gjendjen në stërvitjen e nesërme, por besoj se do të jemë gati. Sot ndihesha mirë, e kisha mirë këmbën”.

“Objektivi? Duhet të besojmë deri në fund për vendin e dytë. Kemi dëshirë të shkojmë në Botëror, nuk jemi një vend i madh, por kemi një zemër të madhe. Morëm tri pikët, por duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, të jemi të përqëndruar për Poloninë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu