Cristiano Ronaldo qëndron te Al Nassr. Kampioni portugez, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re me arabët. Detajet përfundimtare ende nuk janë diskutuar, por CR7 do të luajë akoma në Arabi.
Siç raportohet nga mediat, Ronaldo është gati të nënshkruajë marrëveshjen. Mbetet për t’u përcaktuar nëse do të jetë deri në vitin 2026 apo 2027. Dhe do të jetë vetë portugezi ai që do të vendosë nëse do të qëndrojë deri në moshën 42 vjeç, por detajet formale tani janë përcaktuar. Prandaj, historia e njërit prej sulmuesve më të fortë në historinë e futbollit vazhdon, i cili synon, pas suksesit në Ligën e Kombeve, të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026.
Në dy sezone e gjysmë te Al Nassr, Ronaldo shënoi 93 gola në 105 ndeshje. Një mesatare prej pothuajse një goli për ndeshje. Shifrat e kontratës së re ende nuk janë saktësuar. Ai aktualisht fiton 200 milionë euro në vit, por me rinovimin mund të arrijë më shumë. Një shifër monstruoze për ish-sulmuesin e Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.