I zhgënjyer për heqjen e shiritit të kapitenit, Robert Levandovski, deklaraton bojkotin me kombëtaren polake

Robert Levandovski ka akuzuar komisarin teknik të Polonisë se e ka tradhëtuar me telefonatën që i bëri kur i komunikoi se i kishte hequr shirtin e kapitenit.

Michal Probierz i kishte telefonuar sulmuesit për t’i komunikuar se nuk do të mbante më shiritin e kapitenit, i cili i kaloi Piotr Zielinski.

Një informacion të tillë e dha edhe Federata Polake e Futbollit, e cila pohoi se trajneri kishte informuar personalisht 36-vjeçarin për ti komunikuar vendimin.

“Duke konsideruar rrethanat dhe humbjen e besimit mendoj se nuk do të jem më pjesë e kombëtares për sa kohë në atë stol do të ulet Probierz”, tha Levandovski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu