Tashmë është zyrtare: Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Këtë e ka bërë të ditur klubi kuqezi përmes një komunikate për shtyp. “AC Milan njofton se ia ka besuar rolin e drejtorit sportiv të skuadrës së parë Igli Tare”, thuhet në tekst.
Igli Tare është entuziast dhe i vetëdijshëm për sfidën. “Bashkimi me një klub si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe. Falënderoj klubin që më besoi këtë rol. Klubi e di vendosmërinë time të madhe dhe dëshirën për të bërë mirë duke vënë të gjithë përvojën time në shërbim të një klubi të madh që ka objektivin absolut të rikthehet protagonist në Itali dhe Evropë”.
“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Tare në familjen kuqezi”, tha CEO i Milanit, Furlani pas njoftimit. “Zgjedhja e duhur për të nisur nga kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një njohuri solide të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë figurën ideale për të kontribuar në rinisjen e klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”.



