Iliria, i beson Dritan Smajlit, drejtimin edhe në Kategorinë e Parë

Iliria mbylli në mënyrën më të mirë sezonin, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi nga Fushë Kruja synon që ti japë vazhdimësi projektit të nisur, duke menduar menjëherë për sezonin e ri. Trajneri Dritan Smajli konfirmohet në krye të stolit të Ilirisë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, KF Iliria dhe trajneri kampion Dritan Smajli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm!

Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Smajli ka kthyer skuadrën në një ekip të fortë dhe të bashkuar, duke fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e kundërshtarëve. Tashmë sytë janë drejt sfidave të reja, me synime edhe më të mëdha! Forca Iliria – rruga vazhdon me të njëjtën energji në stol!”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Fushë Kruja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu