Monday, November 25, 2024

Incidentet në stadiumin e Kamzës, 1 milion gjobë për Kastriotin dhe Tiranen, dënohet edhe zyrtari i Skënderbeut

Lexo

Ngjarjet në stadiumin e Kamzës për ndeshjen Kastrioti-Tirana të Javës së 21-të të Superiores ku pati hedhje të sendeve të forta në fushë dhe gjakosje të futbollistëve, janë bërë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili në mbledhjen e sotme ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë të dy klubet përkatëse. Pjesë e vendimeve të Disiplinës ka qënë edhe  zëvendëstrajneri i Skënderbeut, Gentjan Lici për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentjan Lici, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    4. Zyrtari i Vora, Gerald Cani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    5. Lojtari i KS Korabi, Nikolin Duka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    6. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    7. Lojtari i KF Pogradeci, Uendi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    8. Zyrtari i FC Gramozi, Muharrem Lumani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    9. Zyrtari i FC Gramozi, Efiliano Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    10. Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    11. Lojtari i A.F. Luftëtari, Xhojsi Lamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    12. Zyrtari i A.F. Luftëtari, Arben Çoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    13. Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    14. Zyrtari i Vora U-19, Gentian Brahimaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    15. Lojtari i Vora U-19, Andi Koni, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    16. Zyrtari i KF Devolli U-19, Ergys Fifo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    17. Lojtari i KF Devolli U-19, Hasion Lushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    18. Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    19. Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    20. Rrëzimin e kërkesës së FK Tepelena, në lidhje me lojtarin Viktor Gjyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img