Tuesday, November 26, 2024

Incidenti me sulmuesin e Partizanit Cara në “Kukës Arena”, klubi vendas dënon ashpër ngjarjen e ndodhur

Lexo

Në ndeshjen e sotme, Kukësi-Partizani, takim i zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena” në kuadër të javës së pestë të Abissnet Superiore, futbollisti i Partizanit Tedi Cara është goditur nga tifozët vendas në momentin e shënimit të golit të parë të Partizamit në minutën e 14-të duke përfunduar në spital. Pas një analize që i është bërë situatës, për ngjarjen në fjalë ka reaguar klubi kuksian.

-REAGIM-

FK Kukësi dënon ashpër ngjarjen e ndodhur sot në “Kukës Arena”, aty ku tifozët tonë goditën sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara i cili pësoi dëmtim të konsiderueshëm në kokë. Klubi i Kukësit distancohet nga kjo ngjarje e turpshme e tifozerisë dhe i kërkon falje sulmuesit Cara dhe klubit të Partizanit e njëkohësisht i uron shërim të shpejtë lojtarit.

Futbolli është një sport për të bashkuar dhe në një qytet si Kukësi që karakteristikën kryesore ka mikëpritjen, sjellje të tilla nuk kanë hije.

Klubi i Kukësit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente duke iu ardhur në ndihmë me pamjet filmike të stadiumit që të japin dënimin sipas ligjeve për autorin e këtij incidenti.

Zyra për shtyp-Futboll Klub Kukësi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img