Tuesday, November 26, 2024

Incidenti në derbin shkodran të moshashe, Djelmnia Shkodrane-Vllaznia/Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj protogonistëve

Lexo

Fundjava e kaluar regjistroi një ngjarjen të shëmtuar në futbollin e moshave të ekipeve të Shkodrës. Bëhet fjalë për derbin shkodran të Superiores U-17, Djelmnia Shkodrane-Vllaznia, ndeshje kjo që ofroi dhunë në fushën e lojës, përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, e cila për fat të keq është përcjellë edhe në radhët e komunitetit të prindërve të vetë sportistëve që kishin zënë vend në tribunat e Kompleksit Sportiv “Zmijani” ku u zhvillua kjo ndeshje.

Falë raportit të gjyqtarëve dhe vëzhguesve të FSHF-se, por bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga zyrtarët e FESH-së, Komisioni i Disiplinës ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj përgjegjësve të përfshirë në konflikt.

Vendimet

  • Lojtari i FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Ledion Vitaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Ermal Docaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Demetrio Gjerga, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Vllaznia U-17, Aron Jukaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • Zyrtari i KF Shkumbini, Mikel Kosta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  • FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  • FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  • Zyrtari i FC Besa, Taulant Guma, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i Labëria FC, Zoi Meço, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i FK Elbasani, Bedri Çela, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FK Memaliaj, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe sjelljes së gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 64 dhe 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Lojtari i FK Memaliaj, Fadil Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i SHS Albpetrol, Marlin Aliaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i FK Memaliaj, Altin Zhupa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FC Besa U-19, për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1/ dhe 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
  • Lojtari i FC Besa U-19, Islam Deliu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i FC Internacional Tirana U-13, Erim Shehaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i FC Internacional Tirana U-13, Denis Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Tirana U-13, Rejan Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FC Internacional Tirana U-15, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/3 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Brikeno Bizi, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Pogradeci, Ardian Abazaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  • Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia U-15, në lidhje me lojtarin Leonel Kamenica, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  • Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia U-15, në lidhje me lojtarin Asian Beqiraj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img