Thursday, April 18, 2024

(Video) Superiore U-21/Vllaznia e anglezit, Sibson nuk di të ndalet. 4 ndeshje 10 pikë, kryesuese e kampionatit

Lexo

Në harkun kohor të tre ditëve, Vllaznia e madhe dhe ajo e Shresave U-21 përballen në dy derbi kryeqytatese, të hënën kuqeblutë e kroatit Brdariç likujdojnë Dinamon 6 me 3 në “Loro Boriçi”, ndërsa të mërkurën, 21 vjeçartët e anglezit Dean Sibson bëjnë të njëjtën gjë duke sfiduar me rezultatin e pastër, 3 me 0, Tiranën.

Për 21 vjeçarët kuqeblu, ky sezon futbollistik duket se do të jetë i papërmbajtshëm. Djemtë e ri shkodran që luajnë në këtë skuadër kanë një oreks shumë të madh për të shfaqur vlerat e tyre, jo vetëm përpara dyshes së trajnerëve, Sibson-Borshi, por edhe të stafit të skuadrës së parë, i cili sistematikisht në çdo ndeshje, sa herë Vllaznia luan brenda ato janë prezent duke i ndjekur prej së afërmi.

E tillë ka qënë edhe kjo ndeshje, kur pa përjashtim, të gjithë pjesëtarët e stafit teknik, duke nisur nga drejtori sportiv, Matko Djarmati, stafi i ekipit të parë me në krye Brdariç, ndoqën nga afër sfidën Vllaznia-Tirana.

Tre gola shënuan kuqeblutë në sfidën e luajtur në Kompleksin Sportiv. Autorët e tyre janë të zakonshmit Çoba dhe Ivziku. Për të parin, Çobën, është folur edhe herë të tjera për vlerat nuhatëse të një goleadori të aftë. Ndërkohë, krahas tij rrjetat kundërshtare po i  tundë edhe një djalosh tjetër po aq i talentuar në repartin ofensiv, siç është Joald Ivziku, sulmuesi që në katër ndeshje ka shënuar 5 gola duke qënë më i miri në listën e golashënuesve shqiptarë të Superiores U-21. Edhe golat e sfidës së fundit ndaj bardhebluve të Tiranës mbajn firmat e tyre, dy për Çobën dhe një për Ivzikun.

10 pikët e grumbulluara në katër javë kampionat e rendisin Vllazninë U-21 në vendin e parë të tabelës së klasifikimit. Por, më tepër se merita e kryesimit të kampionatit, ajo që vlen më shumë ka të bëjë me grupin shumë cilësor që bën pjesë në këtë skuadër duke krijuar një garanci të plotë për furnizimin e ekipit të parë.

(Video) Aspekte nga pjesa e dytë e ndeshjes, Superiore Vllaznia-Tirana(3-0)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img