Sunday, November 24, 2024

Interesante, Vllaznia me tregues pozitiv ndaj Erzenit, por zhgënjyese në fushën e lojës. Analiza-Shifrat pikante të javës së parë të kampionatit

Lexo

Ajo që afron analiza e javës së parë të kampionatit është me të vertetë interesante. Bëhet fjalë për Vllazninë, treguesit e së cilës të monitoruar nga specialistët e Federatës Shqiptare të Futbollit rezultojnë pozitive, por ajo që është parë realisht në fushën e lojës ka qënë zhgënjyese për skuadrën kuqeblu. Më poshtë janë testimet e bëra nga grupi i specialistëve sipas zërave të ndryshëm.

  • Taulant Seferi i Tiranës, para se të bashkohej me klubin ukrainas të Vorskla Poltava, u largua nga kampionati shqiptar si lojtari që gjuajti më shumë drejt portës në javën e parë, plot 6 herë. Së bashku me Kadriun e Erzenit (3), Seferi ishte lojtari që tentoi disa herë të gjuante nga jashtë zonës. Pas tij Hoti i Partizani, i cili ka provuar 5 herë të shënonte gol (si Lorenco Vila) dhe 3 herë ka gjetur kuadratin e portës. Shehi nga Vllaznia është lojtari që ka goditur më shumë me kokë.
  • Është lojtar i Vllaznisë ai që realizoi më shumë krosime gjatë 90 minutave të para: Gurishta 8 herë. Krosime dhanë edhe disa lojtarë të Partizanit: 6 herë Murataj, 5 herë Buxhelaj dhe Skuka si Huseini i Tiranës, ndërsa Hoxhaj i Vllaznisë është lojtari që ka bërë më shumë krosime të sakta, me 67% të tentativave që kanë mbërritur në destinacionin e duhur.
  • Tre lojtarët që realizuan më shumë pasime në 90 minutat e para ishin Juric (84) e Shehi (78) të Vllaznisë dhe Damçevski i Bylisit (72). Në këtë renditje ndjekin Najdovski dhe Aleksi nga Tirana. Për të konfirmuar këto të dhëna kemi edhe konfirmime nga renditja e ekipeve: Tirana (68%), Vllaznia (65%) dhe Bylisi (63%) ishin skuadrat që mbajtën topin më shumë në këto 90 minuta të para të sezonit.
  • Për fazën mbrojtëse, Rami i Kastriotit ishte lojtari që u përfshi në më shumë duele, 20 të tilla. Në këtë renditje të veçantë pas tij vijnë Ndreca (19) dhe Boshnjaku (17). Marcelino Preka i Bylisit ishte lojtari që fitoi më shumë duele ajrore (64%), i ndjekur nga Ujka i Laçit (56%) dhe Najdovski i Tiranës (50%).
  • Megjithatë, këto janë vetëm të dhëna provizore, sepse vetëm pas ditësh do të jetë e mundur të kemi një sasi të tillë të dhënash që të fillojmë të mendojmë se cilat janë tendencat dhe vlerat reale të sezonit të ri të Abissnet Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img