Saturday, May 18, 2024

Tirana e Futsal-ës, fiton ndeshjen e dytë në Champions League. Bardheblutë mundin thellësisht Belfastin 15-0

Lexo

UEFA Futsal Champions League të vlefshme për fazën kualifikuese të Grupit G, që po zhvillohen në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës në kryeqytetin shqiptar ka luajtur ndeshjet e dyta të kmalendarit eleminator. Në ora 17:00 është zhvilluar ndeshja Apoel FC – Differdange, që përfundoi me fitoren e kampionëve të Luksemburgut me rezultatin 7-1. Pas kësaj fitoreje Differdange ka 6 pikë të plota, pasi fitoi edhe ndeshjen e parë ndaj Belfast me rezultatin e thellë 13-0.

Në sfidën tjetër të ditës së dytë që nisi në 20:45, Tirana ka bërë një paraqitje të shkëlqyer ndaj Belfast United Futsal Club duke triumfuar me rezultatin e thellë 15-0. Që në pjesën e parë bardheblutë treguan dukshëm superioritetin e tyre duke fiksuar shifrat në 9-0. Protagonistë në pjesën e parë ishin Kaca, Selmanaj e Alaj, të cilët shënuan nga një dygolësh, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Qerimi, Gjoni e Nishori.

Në pjesën e dytë kampionët e Shqipërisë vazhduan me të njëjtin ritëm, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe duke shënuar edhe gjashtë gola të tjerë me autorë Kacën (2), Kosovën (2), Nishorin e Qerimin, për të sigluar shifrat përfundimtare në 15-0.

Edhe KF Tirana ka gjashtë pikë pas dy ndeshjesh, pasi fitoi sfidën e parë 5-2 me Apoel FC, ndërkohë që në sfidën e fundit me Differdange luan gjithçka dhe ka shanse për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Dy ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 27 gusht. Sfida e parë që nis në ora 17:00 është Belfast United – Apoel FC, ndërsa në ora 20:45 do të nisë sfida tjetër mes bardhebluve të Tiranës kundër Differdange 03.

Nëse Tirana arrin të kalojë këtë fazë, duke u renditur në krye të grupit G, do të kalojë në raundin tjetër, ku do të jetë pjesë e grupit 8, me Chrudim dhe Shkupi 1927, si edhe fituesin e grupit H në raundin para-eliminator.

Futsal Champions League

Kalendari i ndeshjeve të Grupit G

24 gusht 2022

Belfast United (NIR) – FC Differdange 03 (LUX)    0-13

Apoel FC (CYP)– Tirana Futsal (ALB)                        2-5

25 gusht 2022

Apoel FC (CYP)– FC Differdange 03 (LUX)              1-7

Tirana Futsal (ALB) – Belfast United (NIR)             15-0

27 gusht 2022

Belfast United (NIR)– Apoel FC (CYP) ora 17:00

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana Futsal (ALB) – FC Differdange 03 (LUX ) ora 20:45

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img