Interi barazoi 2-2 me Bayern në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë, fluturon për në gjysmëfinale, ku pas dy javësh do të përballet me Barcelonën.
Pas një pjese të parë mjaft të ekuilibruar, zikaltërit mbetën prapa në minutën e 52-të, të ndëshkuar nga gjuajtja e Kane, por patën një reagim të jashtëzakonshëm dhe menjëherë përmbysën situatën me dy gola: fillimisht Lautaro (58′), pastaj Pavard (61′).
Barazimi i Dier (76′) ndryshon rezultatin, por jo thelbin. Tani mbetet vetëm pengesa e katalanasve në rrugën drejt finales.