Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Adili rikthehet në Korçën e polemikave, objektiv vetëm fitorja

Lexo

Vllaznia dhe Adili rikthehen përsëri në Korçë, aty ku në fazën e parë, sidomos për Adilin kishte jo pak polemika me futbollistët vendas, për të cilat gjyqtari e ndëshkoi me të kuqe. Duke ia rikujtuar këtë fakt, ai shprehet i prerë duke pohguar se çdo gjë e ka bërë për të mbrojtur karaketrin e tij se nëse është nevoja do ta bënte sërishmi.. Ndërkohë, sa i prket ndeshjes, ai ka bindjen e plotë se Vllaznia del fituese e kësaj ndeshje.

Mevlan, riktheheni në Korçë, aty ku patët jo pak polemika në ndeshjen e fazës së parë.

Sa i përket ndeshjes së fundit ndaj Skënderbeut, nuk ishte aspak një shije e hidhur për mua, sepse ajo që di të bëj është të mbroj karakterin tim, nderin e familjes time dhe në qoftë se, është nevoja, prapë do ta bëj.

Një ndeshje e vështirë për ju kjo transfertë korçare?

Duke parë tabelën e klasifikimit, mund të jetë një sfidë e vështirë, por unë nuk mendoj ashtu. Më vjen shumë keq për një ekip si Skënderbeu, i cili para disa viteve, bënte ligjin në Shqipëri dhe përfaqësoi shumë mirë Shqipërinë në Europë. Është një diçka e keqe që të shohësh Skënderbeun në vendin e fundit, mirëpo dua ta theksoj se gjithë futbolli i sotëm varet nga financat.

Në Korçë do të keni përballë edhe dy djem të rinjë shkodranë, si Belajdi Pudi dhe Ardit Nikaj që luajnë për Skënderbeun.

Sa i përket ekipit të Skënderbeut, ka një ekip me djem të ri që çdo ndeshje duan ta tregojnë veten e tyre, mirëpo mendoj se ne do të shkojmë në Korçë me një përkushtim shumë më të madh dhe neve na nevojitet fitorja, sepse për ne ndeshja e nesërme do të jetë më shumë se një finale. Normalisht, çdo futbollist që luan jashtë Shkodrës dhe është shkodran, gjithmonë ka dëshirë të shënojë kundër ekipit të vet. T’iu dëshmojë që ka gabuar ndokush, mirëpo sa i përket shkodranëve që luajnë me Skënderbeun, iu dëshiroj shëndet dhe të shënojnë prej ndeshjes së ardhshme, jo nesër.

Por, krahas tyre, do të gjeni edhe ish kolegun tuaj tek Vllaznia, mbrojtësin Shehi.

Është e vërtetë, kemi kaluar shumë mirë me Dajan Shehin. Kam respekt të madh për Shehin, është një super futbollist, është një super djalë. Pa marrë parasysh si ndodhën gjërat dhe tani ai nuk është më te Vllaznia. Ai e ka respektin shumë të madh në Shkodër, gjithashtu edhe prej shokëve dhe i dëshiroj shëndet dhe suksese.

Pak ditë më parë jeni bërë baba, një fitore në Korçë do të ishte një dhuratë e bukur edhe për djalin e vogël

Padyshim që lindja e djalit tim është një festë familjare dhe gëzimi im personal. Ka ditë që edhe nuk e kam parë ndoshta, sepse futbolli nuk është vetëm një punë e thjeshtë. Futbolli është që edhe të largon nga njerëzit e tu më të dashur. Prej se ka lindur djali afro dy javë-tre javë, e kam parë vetëm një herë. E shoh vetëm nëpërmes kamerave dhe ky është futbolli kur them se është sakrificë. Kur të tjerët, i kanë fëmijët në krah dhe flenë me to, ne si futbollist mund t’i shohim vetëm përmes kamerave dhe dua t’iu them të gjithëve, që nuk është e lehtë të jesh një futbollist. Çdokush, mund të komentojë një futbollist, por nuk mund ta gjykojë. Liria e fjalës është e lirë, mirëpo dikush e ka fituar me gjak, me djersë, me mund dhe me sakrificë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img