Sunday, May 19, 2024

(Intervista) Armir Osmani, shënuesi i 6 golave në Superligën U-21, optimist që Vllaznia fiton titullin

Lexo

21 vjeçarët e Vllaznisë drejtuar nga trajneri anglez Sibson kanë bërë një hap të gabuar duke u mundur  në trnasfertë nga Egnatia me rezultatin 3-2. Një ndeshje që filloi mirë për Vllazninë, e cila pas depërtimit të sulmuesit Armir Osmani fiton një penallti, të cilën e shndërron në gol Eraldo Deda. Më pas, Osmani ishte përsëri protagonist për Vllazninë teksa shënon golin e dytë për kuqeblu. Por, nga ana tjetër vendasit shënon tre gola të tjerë duke e fituar ndeshjen 3-2. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, golashënuesi Armir Osmani flet për ndeshjen, ndërkohë që garanton se Vllaznia do të ngulmojë për fitimin e titullit kampion.

Osmani, një ndeshje e rëndësishme për Vllazninë, por duket që keni hedhur një hap të gabuar për titullin.

Të them të drejtën, personalisht jam i kënaqur për sa i përket golave. Jemi duke bërë shum hapa fals, siç e shikuam edhe me Egnatian. Ne jemi duke e bërë punën tonë, por ndoshta nuk ishte dita jonë me fat Tani duhet të përqëndrohemi tek ndeshja e radhës. Vllaznia U-21 është dhe do të jetë gjithmonë pretendente për kampion.

Në aspektin personal, Osmani duket që po paraqet një formë mjaft të mirë sportive, keni shënuar deri tani 6 gola duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë ne skuadër. Jeni I kënaqur me paraqitjet tuaja?

Po, jam shumë i kënaqur. Po mundohem të jap maksimumin tim te Vllaznia U-21 dhe do shohim për më larg.

Si është bashkëpunimi me trajnerin?

Bashkëpunimi është shumë i mirë, trajneri anglez na ka dhënë një frymë të re në ekip, jemi duke luajtur shumë të lirë dhe vetëm rezultatet kanë mbetur pa u shfaqur.

Ju jeni pjesë e sulmit dhe rivaliteti nuk është i vogël për një vend në formacion, por mesa është parë, sa herë iu është besuar formacioni e keni justifikuar me gola.

Po, është e vërtetë. Ekipi U-21 është bërë ekip për të marrë minuta lojtarët e ekipit të parë, shumë prej tyre vijnë të luajnë ndeshjet zyrtare. Por,  por unë jam duke i marrë minutat  mia. Gjithmonë kur trajnerët kanë besuar te unë ia kam shpërblyer me gola dhe për momentin jam mirë.

Në vazhdimësi cilat janë objektivat e Osmanit?

Si çdo Shkodran, edhe unë kam dëshirë të luaj te ekipi i parë, por do të shohim.

Pavarësisht diferencës së pikëve të Vllaznisë U-21 me Bylisin, vazhdon të jetë objektiv titulli?

Normalisht që objektivi jonë është të dalim kampion. Bylisi për momentin është në vend të parë, por akoma nuk ka mbaruar asgjë dhe kemi akoma ndeshje për të zhvilluar.

Faleminderit Osmani dhe suksese në ndeshjet e tjera të kampionatit!

Faleminderit ju!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img