Tuesday, July 1, 2025

(Intervista) Apeli i Kujtim Shabës: Më shumë besim ndaj elementit të ri, afrimet duhet të jenë të studiuara, jo thjesht për të plotësuar numrin!

Lexo

Kujtim Shaba, ish-administratori i Vllaznisë ka folur së fundmi në një prononcim për “Panorama Sport”. Ish-drejtuesi kuqeblu është ndalur te përgatitjet e këtij fillim sezoni, merkato e shkodranëve apo edhe dueli i Conference League kundër Daugavpils.

Ndër të tjera, Shaba thekson se duhet të ketë edhe shumë besim ndaj elementit të ri dhe se afrimet duhet të jenë të studiuara dhe jo të sillen lojtarë thjesht për të plotësuar numrin.

Shaba, si i keni parë deri tani këto përgatitje verore?

Mendoj se ekipi po zhvillon një fazë të mirë dhe që do i shërbejë shumë për vijimin e sezonit. E rëndësishme është që procesi stërvitor të jetë sa më serioz në këtë periudhë ku merret shumë nga përgatitja fizike për të përballuar sezonin, pavarësisht se skuadra mund të zhvillojë edhe ndonjë minifazë përgatitore para nisjes së kampionatit. Por, duhet të merren masat që tani për të qenë në formën sa më optimale fizike dhe po ashtu një vëmendje t’i kushtohet aspektit shëndetësor të futbollistëve, ku duhen shmangur absolutisht dëmtimet apo mbingarkesat fizike.

Endri ÇINARI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img