(Intervista) Arsid Kruja, flet si durrsak: Teuta, si në shtëpi, nga Vllaznia ika pa dëshirë

Ka vetëm pak ditë që është prezantuar si futbollist i Teutës duke nisur menjëherë përgatitjet me skuadrën blu. Në prononcimin e parë pas zyrtarizimit, Arsid Kruja, flet si durrsak duke u shprehur se ndjehet si në shtëpi. Ndër të tjera, kjo vjen edhe nga ajo që ai ka luajtur më herët me këtë skuadër, gjë për të cilën nuk ka nguruar të shpreh konsideratën ndaj drejtuesve dhe personalisht ndaj presidentit Edmond Hasanbelliu.

Nga ana tjetër, Kruja flet edhe për ndarjen me Vllazninë duke bërë të ditur se ka qënë një largim pa dëshirën e tij.

Arsid, kush ju bindi të riktheheshit në Durrës?

Rikthehem me kënaqësi te Teuta dhe për këtë falënderoj presidentin Hasanbelliu, i cili për të dytën herë më afron me skuadrën e tij.

Largoheni nga klubi i qytetit të lindjes për Teutën. Cila ishte arsyeja?

Vij nga një periudhë e bukur me ekipin e qytetit tim, ku arritëm te fitonim dy Kupa të Shqipërisë, por për arsye të ndryshme dhe pa dëshirën time, nuk ishte e mundur të vazhdonim bashkëpunimin.

E kishit menduar ndonjëherë se mund të ktheheshit te Teuta?

Futbollit kurrë nuk i dihet, sot je këtu, nesër në një vend tjetër. Por rëndësi ka që të japësh maksimumin dhe të shpërblesh besimin.

Përse zgjodhët Teutën mes ofertave të tjera?

Që në momentin e parë që kam ndërprerë bashkëpunimin me Vllazninë, ekipi i parë që kisha kontakte, ishte Teuta dhe dëshira ime ishte të vija në Durrës.

Keni një qëllim që erdhët te Teuta?

Qëllim kam të bëj më të mirën e mundshme dhe të jemi sa më konkurrues, në mënyre që të fitojmë trofe.

Mendoni se do te përshtateni shpejt te Teuta?

Besoj se po, sepse e njoh shumë mirë ambientin dhe ndihem si në shtëpinë time.

Zamir Qypi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu