Basketboll-Shqipëria e nis me humbje Kampionatin Europian, mundet thellësisht nga Holanda 65-97

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja U-20 e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani, e ka nisur me humbje pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, Divizioni B, që të premten ka nisur në Shkup të Maqedonisë. Një humbje me 32 pikë ndaj Holandës, ndërsa në fund të 40 minutave janë fiksuar shifrat, 65-97.

Holandezët e kanë vendosur diktatin e tyre që në periodën e parë, të cilën e kanë fituar me 12 pikë diferencë, 29-17. Mundohet të ngushtojë diferencën e pikëve në periodën e dytë, që përsëri ishte në favor të Holandës, 15-19, e cila në pushim ka kryesuar 48-32. Ajo që i vuri “vulën” suksesit të portokallinjve ishte perioda e tretë, të cilën e kanë fituar 32-16 dhe kanë kryesur 80-48. E fundit e barabartë 17-17 dhe në përfundim 65-97.

Për Shqipërinë është dalluar Xhuljan Tola me 19 pikë të shënuara, 8 kapje topash në tabelë, 5 asiste, 1 interceptim dhe 3 bllokim të sulmeve të kundërshtarit. Ndeshja e radhës për Shqipërin do të jetë të dielën në ora 13:00 përballë Finlandës, kurse Kampionati Europian i moshës deri në 20 vjeç, Divizioni B, përfundon më 16 korrik. Në këtë kampionat merr pjesë dhe Kosova, që është mundur nga Gjeorgjia, 70-80.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img