Wednesday, November 27, 2024

(Intervista) Bekim Balaj, gati shpërthimi ndaj Tiranës të dielën. Bjondi shkodran, është rikthyer në Shkodër për titullin kampion.

Lexo

Rikthimi i tij në Shkodër në periudhën e ndërrimit të viteve është pritur me shumë interesim. Ashtu siç po priten me shumë interesim edhe aktivizimet e tij në formacionin kuqeblu, por që deri më tani, akoma nuk e ka provuar shijen e golit. Megjithëatë, forma e tij sportive po rritet nga ndeshja në ndeshje, dhe duket se të dielene, ai parandjen se do të vijë goli i parë i parë i tij në këtë rikthim tek Vllaznia. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ëndërron që të fitojë titullin kampion me Vllazninë. Ashtu siç e ëndërron e gjithë Shkodra, sipas fjalëve të sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili tregoi kthimin e tij te Vllaznia

“Me ndeshjen e djeshme, gjërat duken mirë. Jemi brenda pretendimeve që kemi, në vendin e dytë, afër Tiranës dhe javën që vjen na pret një ndeshje e vështirë me ta në Shkodër që do të thotë shumë për ne dhe për ecurinë tonë’, tha balaj në fillim të prononcimit të tij, ndërkohë që më pas, vijoi.

Vllaznia vinte pas dy rezultatesh jo të mira, kjo fitore kthen besim dhe atmosferë në skuadër, besoj se jemi në rrugën e duhur për objektivat që kemi dhe duhen marrë gjërat me qetësi.

Ndoshta është herët për të folur për ecurinë, për momentin jemi brenda pretendimeve tona, jemi në vend të dytë, lufta për titull është e hapur deri në fund mund të them. Tirana ka distancë prej 6 pikësh, por me ndeshjen e radhës do të bëjmë të pamundurën për të shkurtuar atë distancë edhe më shumë.

Ishte një moment në karrierë që vendosa të kthehem në Shkodër dhe kontaktet kanë qenë të vazhdueshme. Është një projekt serioz prej disa vitesh me punën që po bëjnë, pozicioni im në këtë projekt dhe vlerësimi që më bënë, plus dëshira për t’u kthyer në Shkodër e dhënë kontributin, momenti i mirë i skuadrës, organizimi e të gjitha. Në Shkodër ajo që të gjithë ëndërrojnë është titulli kampion dhe shpresojmë që këtë vit ta bëjmë realitet për të gjithë.

Kam biseduar me presidentin e Vllaznisë dhe drejtuesit, kam qenë në kontakte të vazhdueshme. I kam miq dhe i njoh prej vitesh, ka qenë e lehtë të gjenim gjuhën e përbashkët dhe nuk ka qenë zgjedhje e vështirë.

Hap mbrapa kthimi te Vllaznia? Kam bërë shumë vite jashtë Shqipërisë, e ndjej veten mirë, sapo kam mbushur 32 vjeç. Sigurisht që po të kthehesha në Shkodër, doja të isha në gjendje të luaja dhe të kontribuoja për këtë ekip. Vllaznia më ka dhënë shumë dhe tani është momenti që t’i jap diçka nga vetja.

Kombëtarja? Gjithë përqendrimi dhe fokusi është te Vllaznia dhe çdo gjë duhet marrë me radhë. E rëndësishme është të arrij sa më shpejt formën e duhur, që të kontribuoj më mirë dhe me gola në ndeshjet në vijim”, tha ndër të tjera Balaj në intervistën e tij.

Sigurisht, ai foli edhe për kombëtaren shqiptare dhe mundësinë për të qenë përsëri pjesë e saj duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

“Fokusi është te Vllaznia. Vllaznia më ka dhënë shumë, më ka dhënë shtysë në karrierë, nga Vllazina jam bërë pjesë e kombëtareve të moshave e pastaj kombëtares së madhe të Shqipërisë. Sigurisht, paraqitjet e mira këtu do të më japin ndihmesë, nëse shihet e arsyeshme, që të grumbullohem me ekipin kombëtar. Edhe trajneri, meqë është në Shqipëri, i ndjek më afër kampionatin dhe kjo është gjë e mirë jo vetëm për mua por për të gjithë lojtarët në Superiore që me paraqitjet e tyre, pse jo, të aktivizohen në kombëtare.

Unë nuk kam biseduar me trajnerin. Por me pjesëtarët dhe drejtuesit kemi kontakte dhe raport miqësor. Por siç e thashë, janë zgjedhjet dhe planet e trajnerit. Ka ardhur i ri, i uroj sukses dhe shpresoj në këto eliminatore, ku në pamje të parë shorti duket i lehtë por delikat, atë që është dëshira e të gjithëve, kualifikimi. Normalisht nuk do të jetë e lehtë, trajneri i ri do të ketë një punë që të evidentojë pjesën e lojtarëve që i shërbejnë për këto ndeshje dhe shpresoj që në fund të arrijmë një kualifikim që do to ishte i dyti.

Unë jam futbollist dhe nuk më takon mua të flas për trajnerin. Por ideja e parë, duke e parë trajnerin dhe stafin, janë persona me emër dhe karrierë në futbollin ndërkombëtar dhe sigurisht që do të bëjnë një punë të mirë. Duket një grup i ri dhe energjik dhe shpresojmë që atë t’ua transmetojnë lojtarëve në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Balaj në këtë intervistë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img