Monday, November 25, 2024

(Intervista) Blendi Dibra, krahu i djathtë i Alban Xhaferit, në një intervistë interesante me Ermir Vajushin, drejtuesin e emisionit unik, “Rubrika Sportive e tifozëve Zemër kuqeblu”

Lexo

E nisur që prej sezonit të kaluar, me nismë dhe realizim të shkodranit aq të apasionuar pas sportit dhe kryesisht futbollit, Ermir Vajushi, “Rubrika Sportive e tifozëve Zemër kuqeblu”, tashmë është bërë shumë e njohur dhe e dashur, jo vetëm për tifozërinë kuqeblu, por në përgjithësi për të tërë opinionin sportiv, brenda dhe jashtë vendit tonë. Edhe pse jeton mes Gjermanisë dhe Shkodrës, Ermir Vajushi ka arritur të krijojë një bashkëpunim dhe kordinim perfekt me grupimin “Vllaznia Fan Grup” duke qënë një aleat i fortë dhe shumë i rëndësishëm në misionin e tyre të mbështetjes së skuadrës kuqeblu, që deri më tani duhet thënë se e kanë kryer në mënyrën më të mirë.

Gjithnjë, në kuadrin e kësaj mbështetje, ishte edhe emisioni i fundit me intervistën live që drejtuesi i emisionit, Ermir Vajushi realizoi me Sekretarin e Përgjithëshëm të KF Vllaznia, Blendi Dibra, të ashtuquajturin, “krahu i djathtë” i presidentit Alban Xhaferi,.

Intervistën me zotin Dibra në “Rubrika Sportive e tifozëve Zemër kuqeblu”, e cila realizohet LIVE në faqen sportive Ermir Vajushi dhe që njëkohësisht transmetohet edhe  në “Vllaznia Fan Grup” mund ta gjeni të përmbledhur dhe me format ndryshe edhe në kanalin YouTube të Ermir Vajushit. Ndërkohë, për ato që janë të interesuar të dinë rreth asaj se çfar të rejash solli intervista me Blendi Dibrën në lidhje me Vllazninë e sotme dhe asaj të së ardhmes, më poshtë keni një përmbledhje të përgatitur nga vetë kolegu Vajushi rreth asaj çfar ka deklaruar zoti Dibra në këtë emision.

Prononcimi i përmbledhur i Blendi Dibrës ….

  • Mendoj që ekipi është më i kompletuar se në sezonin e shkuar, ku ka dublime te pozicioneve.
  • Një nga politikat e klubit është që ti jepet minutazh lojtareve të rinjë dhe promovimi i tyre, kyt gja ja kena ba të qartë edhe tranjerit, por ne si drejtuesa nuk nderhyjmë ne zgjedhjet e tija.
  • Brenda kësaj javë do të mbërrijë dhe përgatitësi atletik bullgar, ku do fillojë menjëherë nga puna.
  • Tek ekipi U21 sot ka mbërritur tranjeri anglez Dean Sibson.
  • Kyt vit kena ba nji format ndryshe kontrate, nëse një lojtar nuk ka atë pritshmërinë e duhur ateherë në janar klubi ka të drejtë me prish kontratën me të.
  • Pse kemi marre kaq shume lojtar ? Që ne janar të mos të bëjmë ndërhyrje, ku mund të përqëndrona vetem me spastrime.
  • Privatizimi i klubit Vllaznia ? Mendoj që proçedurat e zyrtarizimit do te bëhen brenda këtij viti, maksimumi deri ne fund të nëntorit do të kryhet gjithçka.
  • Me pagat e prapambetura të lojtarëve jena në një proçes ku po shlyhen të gjitha një nga një.
  • Një angazhim që Albani Xhaferi ka marrë që faktikisht duhet të jetë një normalitet që kyt sezon vonesat në pagesat e rrogave nuk do të ekzistojnë.
  • Terrenet sportive ? Është shumë e vertetë problemet ne infrastrukturë është një nga sfidat ma të mëdhaja per ne, kemi një premtim nga federata që tapeti i Reshit Rusit do të zëvendësohet me bar artificial përsëri.
  • Kush do ta administrojë stadiumin Loro Boriçi ? Stadiumi do të mbesë në varësi të pushtetit lokal, bashkisë, dhe rroli i tyre do të jetë që ta mirëmbajnë.
  • Sponsor gjeneral do të jetë BAVARIA, marrëveshja është 1 vjeçare, ku shuma do të jetë afërsisht 100 mijë euro.
  • Tabelat elektronike rreth e rrotull fushës për stadiumin Loro Boriçi presidenti Xhaferi i ka porositur në Kinë, ka pasur disa vonesa por besoj që në ndeshjen tjetër në Shkoder ti kemi te vendosura.
  • Alban Xhaferi ka shume qejf që ta kena nji dyqan fizik por per momentin nuk jemi akoma gati për hapjen e tij, ndersa për dyqanin online kemi folur me informaticienat e ëeb-it që bëjnë lidhjen me konton bankare ku derdhen lekët, është një projekt krejtësisht i realizushëm dhe duhet mu realizu.
  • Ka disa ankesa për rritjen e çmimit te fanellave ? Atëherë fanellat që janë shit nga ne kanë pasur një çmim 20 mijë lekë (të vjetra) dhe çmimi nuk ka ndryshuar, si fanellë e pa personalizuar dhe si e personalizuar ka qenë i njëjti çmim pra nuk ka pasur rritje, por kam konstatuar që ka prodhues të tjerë që fanellën po e piratojnë. Por ka edhe individë që fanellën e kanë marrë nga distributorë të ndryshëm dhe i kanë vendosur çmimin për qejfin e tyre.
  • Rrjetet sociale ? Gjithçka do të sistemohet gradualisht, që në fund të ketë vetëm një faqe të vetme.
  • Pagat e lojtarëve të bëhen publike ? Shuma e pagës për sa kohë lojtarët marrin fonde publike realisht duhet që të publikohet por jo kontrata, por nga ana tjetër kur je në privat dhe sidomos tani që Vllaznia po financohet nga Albani shuma e pagës nuk mund të bëhet publike edhe prej efektit të ekipeve të tjera, kur e merr vesht se sa paguhet një lojtar dhe te prish konkurencën, prish harmoninë ndërmjet lojtarëve në ekip, realisht mund të jepen disa detaje por mos harrojmë që kontrata është një marrëdhënie konfidenciale.
  • Abonet ? I kam shikuar diskutimet ku edhe nga një kendëvështrim kanë të drejtë dhe duhet ti kuptojmë, por po ta shikojmë në aspektin e pergjithshëm nuk duhet të harrojmë që Shkodra e ka paguar shumë shtrenjtë Vllazninë, edhe e ka paguar nga taksat edhe atij që nuk e shikon Vllazninë, por sot me kalimin te privati është heq një barrë ku nuk paguhet më kjo taksë, dhe sot Vllaznisë i ka dalë një përson Albani dhe ka marrë një vendim të tillë të cilin sigurisht ka ba një llogaritje në komponentin e biznesit ku biletat janë për të nxjerrë një të ardhur ku sigurisht do mbulohen disa shpenzime. Unë mendoj se kur ka një vendim marrje sidomos në aspektin e rritjes së çmimeve duhet që të kemi diskutime pra edhe në kyt rast ne jemi të hapur edhe ja vlen që të diskutojmë, por kur kemi diskutuar në lidhje me biletat sfida jonë është që të bëjmë një rikonceptim të stadiumit ku duhet të jetë një hapësirë për të gjithë. Një tribunë komplet i është lënë akademisë se klubit, dhe gjithashtu është një listë veteranësh që është përgatitur nga stafi jonë që do të hyjnë pa pagesë, po ashtu dhe tribuna Vip do të ketë të ftuar që do hyjne pa pagesë. Por sigurisht ka vend për diskutim për çmimet, une e pranoj që akoma ne nuk jemi ne nivele profesionale kemi ba gabime dhe mund të bëjmë përsëri në të ardhmen por është marrë një vendim marrje që mund të rezultojë shume e gabuar por unë jam që të kemi dialogun qe secila palë të rreflektojë në fund dhe të gjejmë një mirkuptim të përbashkët, tifozat e meritojnë respektin maksimal as nuk bëhet fjalë. Nuk duhet të harrojme për momentin kemi të drejtë të lejojmë vetëm 4800 tifoza 30% e stadiumit, gjithsesi ne jemi të hapur për çdo rishikim ne lidhje me biletat.
  • Edi Verri me disa miqë te tij nga Kanadaja i kanë paguar 60 abone tifozave shkodranë.
  • Në ndeshjen kundër Teutës do të dhurojmë 5 mijë flamuj me logon e Vllaznisë.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img