Vllaznia fitoi mirësoren përgatitore ndaj Tërbunit të Pukës me rezultain 4 me 1, me një pjesë të parë jo shumë të mirë ku nga fund shënoi me Çobën, ndërkohë që të dytën erdhen edhe tre gola të tjetër kuqeblu me autor Mustedanagiç, Ardit Hoxhaj dhe të riun Arvar Maliqi. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç shphehet i kënaqur me testimin e sotëm ndaj Tërbunit, ndërkohë që komenton edhe elementin e ri që ka në skuadër. Për ditët, ai bën të ditur se fokusi i ditëve të ardhshme do të jetë i tëri për ndeshjen e fundjavës së ardhshme ndaj Tiranës.
Urime për fitoren! Sa vlerë kishte kjo miqësore?
Faleminderit. Fillimisht gëzuar vitin 2022. Ishte një ndeshje përgatitore dhe në fazë përgatitore ne përgatitemi që te kemi konkurrencë. Ditët e fundit kemi pasur shumë ngarkesa dhe për mua kishte rëndësi që kjo shkoi mirë kjo javë e parë dhe më pas do të përqëndrohemi tek java tjetër që do të shkojmë në nivelin tjetër.
Ishte e planifikuar të luani me Prishtinën, ju vjen keq që dështoi kjo miqësore?
Padyshim. Ne e dimë që jemi duke jetuar në një kohë pandemie dhe jemi të përgatitur të ndodhin këto gjëra. Falenderoj ekipin e Tërbunit të Pukës që patën mundësinë të luajnë këtë miqësorë me ne.
Ju pëlqyen lojtarët e rinj pasi Shkodra është njohur për talente të rinj që furnizojnë të gjithë skuadrat e Shqipërisë?
E kam thënë që në fillim që çdo gjë ka nevojë për kohën e vet, nuk mund të kesh sukses vetëm me elementët e rinj. Mendoj që sezoni i fundit ishte i suksesshëm. Gjithashtu kemi folur edhe me presidentin Xhaferi dhe ai e di shumë mirë që ne duhet të përqëndrohemi në dy pika, qoftë zhvillimi i talenteve qoftë ajo për të qenë kompetitiv në nivelet më të larta të Supërligës shqiptare dhe për të balancuar këto dy gjëra është një kombinim mjaft i mirë dhe mendoj që duhet të vazhdojmë të punojmë për këto dy gjëra.
Është gati kjo Vllazni për Tiranën fundjavën e ardhshme?
Mendoj që kemi një javë kohë për këtë ndeshje të rëndësishme. Javës që vjen do të jetë një përgatitje ndryshe. Ne të gjithë po e presim këtë ndeshje kështuqë do të jemi mëse të përgatitur për këtë përballje.
Pjesën e parë aktivizuat formacionin e parë, jeni i kënaqur me paraqitjen e tyre?
Sot ishim të përqëndruar më shumë që lojtarët të merrnin sa më shum minuta ndërsa javën që vjen do të jetë diçka krejtësisht tjetër, një fushë ndryshe, një adrenalinë ndryshe bashkë me tifozët, pra e sotshmja ishte thjesht një përgatitje.
Mjaftuan katër ditë fazë përgatitore?
Po, ishte një përvojë e mirë në Ulqin. Dua të falenderoj pronarin e hotelit për shërbimin dhe mikpritjen e mirë.
Kishit një lojtarë për provë, e kaloi provën?
Do ta shohim ditën e ardhshme dhe do bëjmë një njoftim.
Tirana dhe Partizani duket që po bëjnë një merkato të fortë, si do të përgjigjet Vllaznia?
Ne kemi besim maksimal tek lojtarët tonë dhe do të luajnë në një nivel të lartë.