Monday, November 25, 2024

(Intervista) Debuton nesër ndaj Egnatias si trajner i parë, Plori kërkon ta nis me fitore në stolin e Vllaznisë

Lexo

Që prej mbrëmjes së hënë kur presidenca vendosi të shkëpusë marrëdhëniet me gjermano-kroatin, Thomas Brdariç, timoni i Vllaznisë i është besuar Elsis Plorit. Gjatë të gjithë këtyre ditëve të javës së pragndeshjes, Egnatia-Vllaznia, Plori ka qënë i përqëndruar me skuadrën, ku duke iu bashkuar edhe zv.trajneri Auron Miloti, kanë punuar intensivisht për të kolauduar skuadrën në këtë transfertë të vështirë. Në prononcimin e dhënë 24 orë përpara ndeshjes, Plori flet për ballafaqimin me rrogozhinasit, ndryshimet e mundshme që mund të ketë në formacion, largimin e Brdariç, por edhe për ardhjen e kolegut të tij, zv.trajnerit Miloti.

Profesor, një ndeshje e vështirë si dhe e rëndësishme ajo kundër Egnatias për javën e 26-të të Superiores.

Janë të gjitha ndeshjet të rëndësishme. Për vetë objektivat që kemi, është një sfidë që vlejnë tri pikë. Sa është i bukur, kampionati është edhe i vështirë pasi skuadrat janë ndarë në dy pjesë, ne duam Evropën.

Keni marrrë përsipër një mission jo pak të vështirë.

Nëse nuk do ishte punë e vështirë, nuk do e merrja përsipër këtë gjë, ndaj jam këtu. Kam qenë njeriu më i afërt në klub që mund të merrja këtë rol. Të gjithë ishin dakord për këtë pjesë. Veç anës tekniko-taktike duhet të ndryshojmë në disa pjesë, kemi pësuar shumë gola që kanë ndikuar edhe në anën psikologjike, lojtarët janë të vrarë në këtë anë. Objektivi këtë sezon ishte më madhor, këtu te ana psikologjike duhet të jemi më entuziastë.

Për rreth dy vite keni punuar së bashku me trajnerin Thomas Brdariç, ju mungon këto ditë?

Një mungesë që është si mungesë në familje. Me atë kam kaluar shumë mirë, kemi respekt për njëri-tjetrin. Kur rri me një njeri, të mungon. E falenderoj për çdo gjë dhe i uroj suksese kudo të jetë.

Çfar ndryshimesh pritet të ketë skuadra nën drejtimin tuaj?

Nuk mund të bejmë shumë gjëra ndryshe, që bien ndesh me atë që kemi bërë. Duket të jemi racionalë, më cinik për rezultatin. Të bëjmë më mirë në tranzicionin negativ, aty kemi probleme. Kur kemi humbur topa në mesin e fushës, aty kemi gabuar. Edhe me dëshirë dhe entuziasëm, lojtarëve që janë në grup duhet t’u jap besim.

Përsëri mungesa titullarësh edhe këtë javë.

Kemi pesë lojtarë jashtë, 90 përqind kanë luajtur në formacion. Nuk duhet të mendoj vetëm për ta, pesë zëvendësuesit presin momentin. Në sytë e tyre shoh dëshirë dhe entuziasëm. Pres të na shpërblejnë.

Largimi i teknikut Brdariç është shoqëruar me reagime të tifozëve.

Duhet njohur shkalla e hierarkisë, nuk më takon mua të flas për këtë gjë. Kjo edhe për sportistët dhe ambientin nga ana psikologjike. Duhet të harrojmë të kaluarën dhe ndeshjen me Tiranën.

Me ardhjen tuaj në krye, duket se do të ketë hapësirë më shumë për të rinjtë shkodranë. Me sa është parë, në sfidën ndaj Egnatias në fushë do të jenë, Smajli dhe Çoba.

E them publikisht se do jem mbështetje e madhe për ta. Duhet të gjejmë momentin dhe kohën e duhur për t’i hedhur në fushë, që të marrim më të mirën prej tyre.

Keni ndonjë mesazh për tifozët?

Kërkoj që Vllaznia të jetë lart, pres mbështetjen e tyre. Të medieve dhe gjithë personave tifozë tanët. Të shtrëngojmë dhëmbët për t’u futur në Kupat e Evropës.

Në krahun tuaj të djathtë klubi ka vendosur Auron Milotin, si e pritët?

Ishte një zgedhje shumë e mirë e klubit, në momentin që më kanë thënë emrin e Ronit e kam pritur mirtë. Mbi të gjithë është një djalë shumë i mirë, person pozitiv, kam luajtur futboll me të, specialist i mirë dhe po ashtu kam mbajtur lidhje kur ka qenë në Austri. Them se do ta kem në krah të djathtë do të jetë njeriu më i afërt i mi.

Është i bindur Plori për realizimin e objektivit?

Unë besoj te ky grup lojtarësh, besoj shumë tek mënyra se si ka ndryshuar Vllaznia këto dy vitet e fundit. Çdo ekip ka ato oshilacionet e veta, ndryshime këto që mund të jenë në ciklin vjetor. Them se duhet të ngrihemi të mblidhemi të gjithë së bashku dhe t’i arrijmë objektivat.

Në transfertën e Rrogozhinës do të gjeni shkodranin Ndriçim Shtubina dhe ish kuqeblu të tjerë, të cilët kërkojnë fitoren e mbijeteses.

Tani, e gjithë Shqipëria është mbushur me shkodranë, dhe unë Çimin respektoj , porn ë këtë moment jemi të dyja skuadrat në pozita të vështira, ato kërkojnë qëndrimin në kategori dhe Kupat e Europës. Uroj dhe shpresoj të fitojë më i miri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img