Në derbin shkodrean të 17 vjeçarëve në mes Vllaznisë vendase dhe KF Shkodra mysafir pati luftë të fortë sportive, dy gola në portat respektive, dhe në mbyllje barazim 1 me 1. Pas ndeshejs, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i kuqebluve U-17, Edmond Doçi shprehet i pakënaqur me rezultatin, pasi sipas tij, Vllaznia duhej të fitonte. Megjithëtë, për Doçin, e rëndësishme është përgatitja dhe edukimi i këtij brezi futbollistësh nga ana e tyre si trajnerë, në lojë dhe jashtë saj në mënyrë që të jenë sa më të aftë në momentin kur shkojnë në ekipin e parë.
Profesor Doçi, një barazim në derbin shkodran që ndoshta kërkuat diçka më shumë.
Është fillimi i kampionatit, unë kam marrë një grup të ri, një grup ë jo të gjithë lojtarët kanë qënë bashkë, kështu që una jam duke punuar për të formuar ekipin. Në fakt, jam shumë i kënaqur me ekipin, sepse jemi duke punuar çdo ditë dhe loja e tyre është rritë shpejt. Një gjë të tillë e treguan edhe sot, pamvarsisht rezultatit, sepse çdo kush kë dëshirë të fitojë, por unë në këtë aspekt jam skeptik dhe ajo që unë dëshiroj është që këto fëmijë të mësojnë të luajnë futboll dhe të luajnë ashtu si duhet me lujtë. Ato që e kanë parë ndeshjen e kanë kuptu se ekipi im ishte shumë më mirë se ekipi kundërshtar. Edhe pse dy ekipe shkodrane, luajtën në dy mënyra të ndryshme. Nëse ekipi kundërshtar luante vetem me forcë dhe me topa të gjatë, ndërsa ekipi i jonë ishte i përqëndruar të organizojë lojën dhe të luajnë shumë shpejt në veprime në daljen me kundrasulmin. Ndoshta, ekipi ka një problem, pasi në vitet e fundit kanë qënë derbi shumë të forta dhe kështu e vuajnë këtë pjesën e acarimit në fushë, lojtar me lojtar. Ato duhet të kuptojnë diçka se këtu është futboll, janë shokë njëri me tjetrin, nuk është me të bërtitur. Futboll nuk luhet me të bërtitur, por luhet thjesht me mësu të luash futboll dhe me arritë majat më të larta. Ne jemi ekipe që i shërbejmë Shkodrës në radhë të parë, sepse si ekipi kundërshtar dhe ekipi im, kur ato futbollistë të bëhen në nivele të larta përmendet emri i Shkodrës, jo i ekipit, por i qytetit, dhe duhet me pasë parasysh diçka që ato duhet të kenë kulturën e duhur, kulturën që e ka vetë Shkodra. Normalisht, më vjen keq për ekipin tonë që pati raste për gol dhe për ta mbyllë edhe ndeshjen, krijuan volum, mbajtën topin, por kështu e ka futbolli. Unë, nuk jam i mërzitur, jam thjeshtë në fillimet e ekipit, kështu që në vazhdim do ta shikojmë se si do të ecim.
Në javën e parë mundet thellësisht Laçin në transfertë 1 me 7, sot barazuat me KF Shkodra 1 me 1. Që do të thotë se Shkodra është rivali juaj direkt?
Jo, nuk mundem të them ashtu, Shkodra kishte një ekip të fortë, një ekip që mundohej të luante futboll, por nuk mund të arrinte ndoshta edhe prej cilësive të lojtarëve tonë që kishin përballë. Por, duhet thënë se ekipet janë në formim dhe kanë synimet e veta. Unë, me thënë të drejtën jam ndier sikur jam duke luajtë në Laç, dhe nuk e di pse u donte të ndiehem kështu. Unë zakonisht jam munduar të mbaj qetësinë dhe më vjen mirë që nuk dola nga vetja, por kur drejtoj një një ndeshje nuk kam dëshirë të këtë vetëm uluritma. Sado padrejtësisht që mund të na bëjmë arbitrat, unë nuk kam dëshirë të reagoj, të bërtas, sepse është tjetër kush që merret me ta, dhe jo ne që drejtojmë ekipin. Për të thënë të drejtën, ndeshja Vllaznia-Shkodra U-17 ishte për t’u vlerësur, sepse ato, kundërshtari, vjen me marrë maksimumin duke qënë në fushë kundërshtare, ndërsa ne kishim ekipin tonë që kërkonim meritat tona, por ndoshta sot nuk na deshti fati pasi me çunat jam shumë i kënaqur me lojën që ato bënë.
Sa mendoni që i shërbejnë këto derbi futbollit shkodran?
Normal që është në dobi të futbollit shkodran, se konkurenca asnjëherë nuk ka sjellë gjëra të këqija, por përkundrazi gjëra të mira. Jo të gjithë kanë mundësi të luajnë tek Vllaznia dhe shumë mirë që ekzistojnë ekipet private që mundohen të punojnë fort dhe seriozisht. Mundohen ndoshta në disa mënyra që atyre i duhen, sepse ndryshe nuk kanë se si ta mbajnë ekipin, dhe shumë mirë, bravo u qoftë. Unë flas për ekipin tim që janë një ekip shumë i mirë, një skuadër me disa sportistë me të ardhme.
Katër pikë në dy ndeshje për Vllazninë U-17, java e tretë do të jetë në transfertë, objektivi juaj?
Objektivi, në fakt si për ne dhe drejtuesit e klubit për moshat, nuk është se kemi objektiv kampionatin. Kemi një objektiv për të punuar fort që t’i mësojmë ato djem që të shkojnë sa më të përgatitur në ekipin e parë, në mënyrë që kur të mbërrijnë atje mos t’ia fillojnë nga abc-ja, por të fillojnë aty ku duhet që ta justifikojnë të luajnë në ekipin e parë. Sa i përket objektivit të ndeshjes së radhës që e kemi me Shkëndinë e Tiranës në transfertë, ne jemi Vllaznia dhe gjithmonë shkojmë për të fituar, kushdo qoftë ai, aq më tepër me moshat që Vllaznia gjithmonë do të jetë në majat e futbollit.
Gaspër MARKU