Sunday, April 28, 2024

Xhaferi, i kënaqur me skuadrën në sfidën ndaj Partizanit. Njëshi i klubit kuqeblu, premtoi se këtë sezon titulli do të jetë i Vllaznisë

Lexo

Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, sa herë luan Vllaznia, Alban Xhaferi, president i klubit kuqeblu është në tribunën VIP duke ndjekur ndeshjen me miqtë e tij që e shoqërojnë. Kështu ndodhi edhe këtë herë në “Elbasan Arena”, ku menjëherë pas ndeshjes u tregua i gatshëm të japë prononcimin e tij për mediat. Dhe, kur të gjithë prisnikn që ai të shfaqej i mërzitur për barazimin që arriti Partizani në fund të ndeshjes, ai vlerësoi skuadrën e tij, dhe madje premtoi se këtë sezon Vllaznia do të jetë kampione.

“Nuk jam i zhgënjyer absolutisht. Sigurisht që duhet bërë një analizë, sepse mund të ketë gabime në disa aspekte, por rezultati barazim për ne është një rezultat i mirë, sepse duhet pasur parasysh fakti që nuk jemi në fushën tonë. Gjithsesi, Partizani është një skuadër shumë e mirë. Ndoshta po ta menaxhonim lojën pak më mirë dhe në pjesën e parë gjithashtu dhe në pjesën e dytë, do të kishim fituar, por gjithsesi unë u dhashë kurajë djemve, kampionati është i gjatë dhe mendoj që jemi në pozita te favorshme.

Nuk dua ta komentoj shumë këtë humbjen e Kupës, por mendoj që sot (dje) kishim bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për një rezultat pozitiv. Loja tregoi që nuk u arrit ky rezultat, sigurisht që ndeshje pas ndeshjeje skuadra duhet të bëjë një analizë dhe çdo ndeshje duhet të vlerësohet në maksimum. Çdo ndeshje ka karakteristikat e veta që ne do mundohemi të dalim me rezultate pozitive.  Pa diskutim, ne kemi hyrë për titullin kampion dhe të gjithë objektivat janë për titullin kampion. Kampionati është i gjatë, kjo pyetje është e hershme. Të ecim përpara dhe të vlerësojmë çdo ndeshje dhe të arrijmë objektivat tanë.

Duhet pasur parasysh që ndeshjet e para kanë qenë kalendar i vështirë, nuk mund të them që skuadrat e tjera janë të lehta, por gjithsesi kampionati është i fortë, shikohen barazime edhe nga skuadrat e tjera, asnjëra nuk duhet nënvlerësuar. Mendoj që jemi në pozita të mira, sigurisht që do kishim dashur të kishim qenë më mirë, por të ecim përpara. Absolutisht, çdo sezon ka karakteristikat e veta, por mendoj që ky sezon është edhe me i vështirë, sepse kemi të bëjmë me dy skuadra të reja të cilat kanë luftuar ose kanë ambicie të mëdha.”, u shpreh pas ndeshjes, Partizani-Vllaznia, njëshi i KF Vllanzia, Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img