Saturday, November 23, 2024

Intervista-Historike, KF Murlani në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar, trajnerin Altin Xhahysa optimist për skuadrën

Lexo

Vetëm pak muaj nga formimi i tij dhe KF Murlani nis zyrtarisht konkurimet në Kampionatet Kombëtare të futbollit. Më herët, një gjë të tillë e ka bërë me ekipet e moshave si dhe atë të futbollit femra, ndërkohë që tashmë pritet të startojë edhe me ekipin e parë të të rriturve në Kampionatin Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë. Moment ky historik për këtë klub që pritet të shoqërohet me hapa të tjerë në vazhdimësi. Një ekip i ri, i mirëorganizuar në staf, infrastrukturë  dhe me futbollistë cilësorë, i cili ka ambicje për të rritur shumë shpejt shkallët e konkurimit. Objektivi i parë, sipas edhe rregullores së FSHF-së, është kualifikimi në kategorinë e dytë, më pas në të parën, për të mbërritur tek objektivi madhor, ai i kualifikimit në Superligë. Çka, nëse bëhet realitet, do të ishte me të vertetë një arritje e madhe për futbollin shkodran duke realizuar kështu dëshirat e tifozërisë për të pasur dy ekipe shkodrane në Superiore.

Xhahysa, KF Murlani është në prag të startit të fillimit të konkurimit zyrtar të KK të kategorisë së tretë, një moment që në opinionin sportiv është pritur me shumë interes.

Është një klub i ri, vetëm 6-7 muaj ka që është krijuar. Dhe duke parë kohën e shkurtër, si dhe mbështetjen dhe financimin e dy vëllezërve president, Përparim dhe Bledar Rraboshta , them se është një punë e mirë dhe pozitive, për arsye se është një zhvillim i futbollit të Shkodrës. Duke e ditë se Vllaznia është e Shkodrës, po ashtu edhe Murlani është i Shkodrës, duke parë edhe fëmijët ku konstatohet një angazhim total me ardhje të shumta në Akademinë e Futbollit Murlani të të gjithë ekipeve të moshave deri tek ekipi i parë, është për t’u vlerësuar jashtë mase një gjë e tillë.

Sa ekipe zinxhir funksionojnë tek KF Murlani?

Janë të gjitha ekipet zinxhir që kërkohet për një klub sportiv, që nga mosha 7 vjeç dhe deri tek ekipi i parë.

Të ndalemi tek skuadra e parë ku ju vetë Xhahysa jeni në krye të stafit teknik. Kampionati Kombëtar i kategorisë së tretë është në prag, ku Murlani do të ndeshet në javën e parë me ekipin e Kinostudios. Një moment me të vertetë historik për këtë klub që starton në ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit.

Është e vertetë, është ndeshja e parë e këtij klubi, ne kemi bërë edhe disa ndeshje miqësore më herët, por kjo është krejt e veçantë, sepse starton zyrtarisht kampionati. Shpresojmë që ta kurozojmë me sukses këtë kampionat me realizimin e objektivit tonë për të fituar të drejtën e ngjitjes në një kategori më lart.

Si është gjendja e skuadrës, jeni gati për startin e kampionatit?

Është një punë që është realizuar me seriozitet që në shtator. Me thënë të drejtën kemi zhvilluar një process intensive, me seanca stervitore çdo ditë, fryma e ekipit është shumë pozitive, ka lojtarë cilësorë që do ta çojnë Murlanin aty ku i takon në ligat më lart. Jemi krejt gati dhe po presim me padurim ballafaqimin në ndeshjen e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img