Saturday, November 23, 2024

Intervista-Hysen Zmijani: Futbolli shqiptar në ekranin e RTSH është një lajm i mirë, mbetet kanali i parë për të gjitha grup moshat

Lexo

Hysen Zmijani, një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar ndër vite, pjesë e ekipit të ‘Vllaznisë’, i kombëtares shqiptare, por edhe i klubeve ndërkombëtare, gjatë një interviste për RTSH 24 me gazetaren, Sara Halili, deklaroi se transmetimi nga RTSH i ndeshjeve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së parë, Kupës së Shqipërisë dhe Futbollit të Femrave, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi RTSH jo vetëm që këto ndeshje do ti transmetojë pa pagesë, por platforma RTSH është për të gjitha grup moshat dhe të gjithë shqiptarët që kanë nostalgji ndjehen mirë që RTSH është kthyer tani në vëmendje të tyre.

“Grup mosha të ndryshme e shohin RTSH më shumë se çdo kanal tjetër. Ka dhe kemi nostalgji. Transmetimi në 5 kanale të platformës së RTSH-së të futbollit shqiptar, për Shqipërinë dhe Kosovën, është një lajm i mirë që ndikon edhe në rritjen më të madhe të shikueshmërisë. RTSH është kanali kryesor në vend. Kemi nostalgji për RTSH dhe kam besim se do të ketë shikueshmëri të lartë.”, tha Zmijani.

Sipas tij, është kënaqësi që kampionati do të shihet tani në RTSH dhe, nga ana tjetër, mbetet për t’u parë edhe ecuria e kampionatit.

“RTSH njihet më shumë se kanalet e tjera dhe mbetet e para. Edhe jashtë shtetit ka interes që ta shohin kampionatin kombëtar të futbollit dhe është gjë e mirë që do ta shohin në RTSH. Aq më shumë se tani ka edhe ekipe të tjera përveç atyre të traditës, që po ecin mjaft mirë gjë që ka bërë që të shtohen edhe më shumë spektatorë edhe teleshikues.”, tha Zmijani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img