Klodeta Zhivani, është volejbollistja më me përvojë në Vllazninë e sotme të volejbollit të femrave. Është kjo arsyeja që stafi dhe presidenca me në krye Florian Zekjen kanë vendosur që shiritin e kapitenes për të dytin vit me radhë ta mbajë Zhivani. Një detyrë, që Klodi e respekton dhe i është mirënjohës drejtuesve që ia besuan, por nga ana tjetër e konsideron edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e skuadrës.
Për t’u theksuar është se në pozicionin e Zv. Trajnerit të Vllaznisë është bashkëshorti i Klodetës, ish volejbollisti i njohur i Vllaznisë, Gledis Dibra(Lloshi). Sa i përket objektivave, kapitenia Zhivani beson që këtë vit pretendimi është përtej futjes në katershe, duke synuar titullin kampion.
Zhivani, ështës ezoni i dytë që mbani shiritin e kapitenes. Padyshim, një krenari dhe një përgjegjësi apo jo?
Është e vëertetë. Ka shumë përgjegjësi të jesh kapitenia e ekipit tëVllaznisë. Vllaznia është një emër shumë i madh i sportit në Shqipëri. Është nder dhe përgjegjësi për mua të jem në këtë pozicion.
Ndryshe nga skuadrat e tjera, Vllaznia ka vijuar stërvitjen rregullisht edhe pse ka qenë një sezon shumë i nxehtë veror.
Ne po vazhdojmë stërvitjen me dy séance stervitore në ditë, paradite dhe pasdite. Paraditja është e ndarë në pjesën e atletikës dhe nës allat e forces. Ndërsa pasditjaështë e fokusuar plotësisht në pjesën taktike dhe teknike të voljebollit.
Skuadra po kompletohet edhe me merkato nga jashtë, kusapo ka mbërritur dhe një bjelloruse. Mendoni që do të ketë impaktin e duhur?
Është gjithmonë kënaqësitë kesh vajza që sjellin eksperienca të ndryshme nga kultura të ndryshme sportive. Sot ka ardhë pasuesja, pritet që javën tjetër të jetë edhe një shutere diagonaliste. Normalisht, ne i mirëpresim këto vajza sepse na sjellin shumë benefite për skuadrën dhe duke qenë se kampionati shqiptar gjithmonë po përforcohet më shumë, është menduar që të jetë e nevojshme edhe prania e lojtareve të huaja në ekipin tonë.
Ndërkohë, kalojmë dhe në një moment interesant,ku në skuadrën tuaj ka mbërritur krah trajnerit Besnik Lisha, nëpozicionin e zv. trajnerittëVllaznisë, bashkëshortijuaj, volejbollisti i njohur i Vllaznisë, GledisDibra(Lloshi). Sa ndikon tek ju prania e tij në ekip?
Është e veçantë në Shqipëri, ndoshta edhe në Shkodër, megjithatë Kosova e ka një experience të tillë le të thojmë, ku trajneri i pare dhe kapitenja e ekipit kanë një marrëdhënie ndryshe përtej sportit. Normalisht, është kënaqësi, por ne jemi të dy të rritur, dhe të dyprofesionist për të arritur që të bëjmë ndryshimin e marrëdhënies personale me atë në sport. Gjithsesi është një kënaqësi për mua.
Mendoni, që do të ketë efekt pozitiv për skuadrën, prania e zv. Trajnerit duke arritur misionin e duhur?
Besoj që funskionin kryesor e ka tek zv.trajneri tashmë, sepse ka arritur të shpallet kampion me Vllazninë pas shumë vitesh, gjithashtu ka luajtur me ekipe të tjera të shpallura kampion në Shqipëri. Ka qenë edhe pjesë e Champions League, kështu që ka mjaftueshëm experience, sidomos në pozicionin e vet. Besoj që normalisht, gjitha këto kanë për të pasur ndikimin e tyre pozitiv tek mbarëvajtja e ekipit.
Për ta mbyllur Zhivani, ky sezon do të jetë me pretendime nga ajo çfarë po komentohet ngadrejtuesit e klubit.
Besoj që këtë vit pretendimi është përtej futjes në katershe, normalisht ne do të pretendojmë dhe do të synojmë diçka më tepër se sa thjesht katërshja. Mundësitë janë, ne po bëjmë një punë shumë të mirë, kështu që pse jo mos të pretendojmë titullin kampion. Besoj se gjithë kjo punë do të jape frytin e saj nesër ose pasnesër.
Suksese Zhivani!
Faleminderit.
Intervistoi: Gaspër MARKU