Thursday, May 16, 2024

Miqësore, Vllaznia-Dinamo, sot ora 18:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit

Lexo

Dy miqësore ka programuar Vllanzia gjatë ditëve përgatitore që po zhvillon në Pogradec. Përballë do të ketë dy skuadra me emër, si Dinamo dhe Skënderbeu, të cilat sezonin e ri futbollistik 2022-2023 do ta luajnë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.

Miqësorja e parë është plafikuar të luhet pasditen e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit duke filluar nga ora 18:00, ndërkohë që miqësorja tjetër e dytë dhe e fundit në ditët përgatitore pogradecare do të luhet në fundjavë.

Përpos shtatlartit, Klejdi Paloka, i cili në marrëveshje mes klubit Vllaznia dhe atij Otrant ka kaluar në formë huazimi për këtë sezon pranë klubit shqiptar ulqinak të kampionatit të kategorisë së parë malazez, e gjithë pjesa e tjetër kuqeblu është në dispozicion të trajnerit Josa.

Edhe pse gjatë ditëve të fundit është folur shumë për rihapjen e merkatos së Vllaznisë duke pasur në objektiv veshjen kuqeblu të një apo dy futbollistëve, kryesisht të sektorit sulmues, stafi teknik është duke i bërë llogaritë që formacioni i parë të dalë nga kontigjenti aktual që po stërvitet në Pogradec.

Pozitive për Josën është përmirësimi i ndjeshëm i parametrave fizik i kosovarit Liridon Latifi, i cili si pasojë e një gjendje të rënduar shëndetësore që e shoqëroi  për shumë ditë humbi shumë nga forma sportive duke mbetur larg grupit të parë.

Që do të thotë, se nëse vertet Latifi vjen në formën e tij ideale, atëhereë gjërat pritet të ndryshojnë shumë për mirë në kampin kuqeblu. Gjithësesi, dy miqësoret e programuara me Dinamon dhe Skënderbeu, do të jenë testi kryesor i kuqebluve për kampionatin e ri, starti i të cilit do të jetë me 20 gusht, ku Vllaznia në javën e parë do të jetë mysafire në Shijak për të luajtur me Erzenin debutues.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img