Friday, September 20, 2024

(Intervista) Krymi: Keqardhje për humbjen në Laç, vazhdojmë tej për fitimin e trofeve

Lexo

Ardit, sot luani në “Loro Boriçi”ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke pasur përballë Flamurtarin, por duke se akoma nuk e keni harruar takimin e së dieles së kaluar në Laç.

I vetmi zhgënjim në këtë ndeshje ishte rezultati, pasi minimalisht meritonim një pikë në atë transfertë. Ndiej keqardhje se bëmë më të mirën për këtë gjë. Mendoj se gjykimi në këtë ndeshje ka ndikuar, pasi ishin arbitrat ata që na hoqën atë gol më se të merituar, si edhe ndihmoi skuadrën kundërshtare për të shënuar. Besoj se gjyqtari kryesor dhe VAR vendosen gjithçka. Mendoj se në shumë ndeshje jemi penalizuar nga arbitrat, por duhet të punojmë më shumë edhe vetë që ta zgjidhim ngërçin e golit. Duhet të fitojmë edhe ndaj arbitrave”, u shpreh fillimisht mesfushori kuqeblu.

Si e mendoni vazhdimësinë?

Me pikë jemi mbrapa, por besoj se ka shumë ndeshje në lojë dhe fjala e fundit nuk është thënë ende. Edhe pse diferenca me kreun është e konsiderueshme, ne nuk jemi dorëzuar akoma në kampionat. Ka shumë garë deri në fund dhe do japim maksimumin në 17 finalet e mbetura.

Duket se po kaloni një ngërç në sulm, apo jo?

Ne kemi punuar shumë në stërvitje dhe besoj që në ndeshjen e radhës të lirohemi dhe të dalim më shpejt te goli. E bëmë këtë edhe në ndeshjen e fundit në Laç, por gjyqtari nuk na la që ta realizonim një gjë të tillë.

Kthehemi tek Kupa, kemi fituar ndeshjen e parë në transfertë 1-2, besoni në kualifikimin në gjysëmfinale?

“Në Kupë kemi objektiv mbrojtjen e trofeut. Ndeshja e sotme ndaj Flamurtarit na kualifikon për në gjysmëfinale. Prandaj duhet t’i japim rëndësinë e duhur takimit. Nuk ka vend për nënvlerësim. Duhet të futemi në fushë për të mbyllur si të ishin të barabarta llogaritë, ndonëse e kemi fituar ndeshjen e parë”

Admir Uruçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img