Saturday, November 23, 2024

Intervista-Luan Zmijani: Vllaznia ka nevoje per qendermbrojtes. Ish trajneri i kuqeblube flet ne prag te ndeshjes europiane ndaj islandezeve te Valur

Lexo

Luan Zmijani, ish-mbrojtësi i djathtë dhe njëherësh edhe ish-kapiten ndër vite i Vllaznisë në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” u shpreh me optimizëm sa i përket aventurës së parë europiane të shkodranëve ndaj islandezëve.

Ai foli për situatën te Vllaznia dhe për takimin që kuqeblutë do të kenë ndaj Valurit. Përsa i përket merkatos, ish-kapiteni e quan cilësore. Ndërsa për lëvizjet në dalje, ai shprehet se kërkohet koha e duhur për të thënë nëse ato që do t’i zëvendësojnë do të jenë të duhurit. Shanset për kualifikim mes Vllaznisë dhe Valurit Zmijani i shikon të barabarta, 50-50.

Luan, si e vlerësoni merkaton e deritanishme të Vllaznisë, që fillimisht do ta provojë veten në Europë?

Mendoj se është kryer një pozitive me lojtarë cilësorë, ku duhet të vlerësoj në veçanti mesfushorin e ardhur nga Erzeni, Kahrimanoviç. Për mua ai duhet të ishte afruar më herët, por edhe rikthimi i Gurishtës është tejet pozitiv. Mendoj se duhet pritur për të dhënë edhe një vlerësim më të drejtë për prurjet e kryera.

Mendoni se duhet të ishin mbajtur disa nga lojtarët që u larguan nga Shkodra në këtë periudhë merkatoje?

Janë larguar lojtarë cilësorë dhe mendoj që stafi është munduar t’i zëvendësojë ata. Tani pritet që të shikojmë sesa janë diferencat mes largimeve dhe afrimeve, në cilësinë që ato mbartin.

Me aq informacione që keni, a e shikoni të gatshme skuadrën për ndeshjen me Valurin?

Patjetër që po. Mendoj se skuadra ka filluar të marrë formën e saj dhe e shikoj më se të gatshme që të përballet me sukses me Valurin.

Si e shikoni përballjen e parë në transfertën islandeze?

Padyshim e fort. Ndeshja e parë ka shumë rëndësi dhe mendoj se Vllaznia duhet të bëjë kujdes që të marrë më të mirën në këtë takim, për t’i paraprirë ndeshjes të kalimit në “Loro Boriçi”.

Sa shanse i jepni Vllaznisë për të qenë në turin tjetër?

Nuk e njoh kundërshtarin, pasi kam pak informacion to. Gjithsesi, mendoj se shanset janë 50 me 50, për një kualifikim. Unë shpresoj që Vllaznia të kalojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ku duhet të bëhet më shumë në vazhdimësi të merkatos, që skuadra shkodrane të jetë më e plotë?

Mendoj në repartin e mbrojtjes e sidomos te qendra e saj. Mendoj se këtu duhen ende përforcime.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img