Monday, November 25, 2024

(Intervista) Mesfushori kuqeblu kërkon vlerësim maksimal të ndeshjes së Kupës, ndërkohë shprehet optimist për rikthimin me fitore në Kampionat me fundjavë me Kastriotin

Lexo

Pas tri takimeve jopozitive, pritet kthesa e Vllaznisë, duke filluar që nga Kupa?

Mendoj se me Egnatian meritonim fitoren me rastet që kishim. Ne ishim shumë më mirë se ata, po kështu është futbolli.

Keni zhvilluar një analizë me drejtuesit. Çfarë ju është kërkuar dhe çfarë premtimi i keni dhënë për vazhdimësinë?

Takimi ka qenë i frytshëm. Konkluzioni është i qartë, që ne të vazhdojmë të jemi gjithë së bashku dhe të dalim sa më shpejt prej kësaj situate.

Ku duhet të ndryshoni që të vijnë rezultatet pozitive?

Mendoj se duhet të jemi më të saktë para portës, sepse kemi pasur shumë raste dhe nuk i kemi përfunduar siç duhet. Duhet të jemi më konkretë para portës.

Të mërkurën ndaj Pogradecit. Mund të quhet i mbyllur kualifikimi?

Në futboll nuk ka asgjë të kryer. Duhet të luajmë në fushë çdo gjë që për ta merituar kalimin në fazë tjetër. Jemi shumë afër, por nuk duhet ta bëjmë të kryer.

Në fundjavë ndaj Kastriotit. Një sfidë jo e lehtë nisur edhe nga sezoni i shkuar…

Ekipe të lehta nuk ka në këtë kampionat. Kështu që duhet vlerësuar maksimalisht Kastrioti, sepse është ekip i fortë. Këtë gjë e ka treguar javë pas jave. Nuk duhet shikuar renditja, por ajo që tregon skuadra.

Objektivi i vetëm i Vllaznisë në sfidën ndaj krutanëve mbetet vetëm fitorja?

Fitorja në çdo takim mbetet objektivi ynë i vetëm. Një gjë të tillë do ta kërkojmë edhe në këtë takim.

Admir Uruçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img