Laçi mori fitores e dytë rresht, pas Tiranës tani përballë Skënderbeut me rezultatin 2-0. Pas kësaj sfide, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa për MCN TV:
“Ne pjesën e parë mund të kishim shënuar, pasi Skënderbeu ka dy sulmues shumë të mirë. Ne faktikisht duhet të kishim qetësi më të madhe në qarkullimin e topit. Gjë që e rregulluam në pjesën e dytë me rezultatin. S’mund të themi gjë për dy fitoret pasi nuk janë asgjë për mua dhe me një rezultat negativ më pas kemi folur ndryshe. Është një skuadër e re që do të mësojë. Unë për të mësuar këto lojtarë jam këtu. Ne normalisht jemi vendosur me 4-3-3, por nuk është problemi tek vendosja”, u shpreh Mirel Josa.
“Skënderbeu mori frenat e dorës në lojës, sidomos pas fillimit të pjesës së dytë, por nuk kishin raste të pastra vetëm me goditjet e Liços nga jashtë zone. Por duhet të kishim qenë më të qetë, pasi goli i dytë u bë në një moment shumë të keq. Nuk ishte problem kundërsulmi, por goditëm Skënderbeun dhe aty u mbyll gjithçka. Edhe skuadra kundërshtare demoralizohet kur kundërshtari shënon golin e dytë. Unë thjesht i bëj një analizë duke patur parasysh momentet. Në përgjithësi lojtarët e mesfushës e zgjidhën mirë”, tha më tej trajneri i Laçit.
“Ujka ka luajtur dhe më pëpara dhe është lojtar që e njoh. Po doli në pozicion gjuajtje e ka këmbë ne djathtë të saktë. Melo pastaj vepron shumë mirë ndërmjet linjave, por nuk mund të themi që këta të dy ishin më të mirët”, tha tekniku i kurbinasve.
“Diferencë skuadrave duhet ti bëjë kontigjeni i lojtarëve që ka. Jo kontigjenti në cilësi, por lojtarët që ka të gatshëm pasi kampionati është i gjatë. Mund të flas për skuadrën time dhe dy skuadra që e di çfarë kontigjenti kanë. Por ndalimi nga kartonët apo dëmtimet bëjnë diferencën. Djemtë që kam në ekip janë djem që luajnë me pjekuri.”
“Ivan Gvozdenovic e respektoj shumë si djale, por këshilla s’kam pse i jap sepse është ish-nxënës, por tani e kam koleg. Përsa i përket këshillave, secili ka mendimet e veta”, mbylli fjalën e tij Mirel Josa.
Skënderbeu u mposht në transfertën e vështirë të Laçit. Pas kësaj sfide për MCN TV, foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic:
“Laçi e meritoi fitoren i uroj suksese. Në pjesën e parë në 25 minuta nuk ishim mirë, ata krijuan raste. Nuk jam i kënaqur nga pjesa e parë, në pjesën e dytë ishim më mirë, patëm energji më të mirë, prapë para portës nuk ishim pastër dhe qartë. Laçi e meritoi fitoren sot. Tani flasim pas ndeshjes, por nuk është problem sistemi, por ishte ndeshje e vështirë dhe ky ishte rezultati. Nuk kishim ekuilibër, kjo është e vërteta. Ishim dobët sot, nuk ishte ndeshje e mirë. Vetëm sot nuk ishim mirë, jemi gati për plan A dhe B. Ishim gati të reagonim pas rezultatit negative.”