Friday, May 3, 2024

(Intervista) Trajnerët Kapllani dhe Colella flasin pas ndeshjes Erzeni 3-3 Partizani

Lexo

Partizani u befasua në fund nga Erzeni teksa ishte në avantazh 1-3 deri në minutën e 102’. Goli i Kadriut dhe penalltia në fund e Kahrimanovic i dhanë një barazim me shije fitoreje shijakasv duke u mbyllur me rezultatin 3-3. Partizani nuk arrin sërish ta mund Erzenin teksa në 2 ndeshje ka marrë vetëm 1 pikë.

Trajneri Xhevahir Kapllani, foli për mikrofonin e Oversport mbi ndeshjen ndaj Partizanit.

Ndeshja: Besoj që këto golat në finish janë si fitore. Mendoj që ekipi e nisi mirë lojën dhe e filluan me gol, vazhduan përsëri mirë por gabuam te goli i Partizanit, ishte dhe meritë e lojtarit kundërshtar. Kishim të dy ekipet rastet tona, por mendoj që Partizani do të shkojë deri në fund të kësaj gare. Loja mori disa etapa ndryshe, ku ekipet bën shumë zëvëndësime dhe çdo gjë ndryshoi. Ekipi im u hodh i gjithi para, pasi edhe Partizani kishte mundësi për të çuar në 4-1 shifrat, por faleminderit zotit që loja shkoj në këtë mënyrë.

Kampionat: Pikët janë aty dhe ne jemi në luftë për mbijetesë. Nuk ka fushë vendase apo kundërshtare. Ne do të punojmë shumë dhe do qëndrojmë me këmbë në tokë, për të vijuar këtë që kemi nisur.

Barazimi: Mendoj që jam shumë i gëzuar për pikën. Partizani gaboi në disa pika, por ne kemi bërë shumë gabime që kundërshtari mund ti shfrytëzonte.

Ritmi: Shpresojmë që ta mbajmë këtë ritëm. Po punojmë çdo ditë dhe çunat po njihen më mirë me njëri tjetrin. Kanë ardhur në një formë shumë të mirë, lufta para është e ashpër, ato janë koshient për këtë gjë. Lojtarët kanë filluar ta peshojnë mirë bluzën. Na ka penalizuar shumë dhe lojtari i 12-të (tifozët), që nuk po i kemi afër, pasi na japin shumë moral dhe përkrahja e tyre ndikon te ne.

Goli: Kadriut kam 5 javë që po i them kur do vij momenti jot? Po shkonte 5 minuta nga fundi dhe loja ishte në tension, fati i mirë që ai ia doli të realizonte.

Pas ndeshjes, trajneri Giovanni Colella foli për mikrofonat e Oversport.

NdeshjaKundershtari na shënoi dy gola dhe kaq. U vonuan deri në fund dhe na ndëshkuan.

Përgjegjësia e dy pikëve të humburaSigurisht përgjegjësia e parë më takon mua për sa i përket rezultatit. Por kur ndodhen edhe ndërprejre si kjo e sotmja ka edhe gjëra të tilla. E përsëris që nuk ishim në latrtësinë e duhur, menduam se fituam por Erzeni na barazoi.

ZëvëndësimetIsha i detyruar, nuk ishin zgjedhje taktike por nuk kisha mundësi tjetër. Nuk e di nëse ishin të drejta apo jo, thjeshtë isha i detyruar. Mendoj se problemi është te rastet që nuk i shënuam në gol. Kemi toleruar shumë, nuk arritëm të mbyllim ndeshjen dhe duke filluar nga unë i pari, kemi përgjegjësi për këtë rezultat.

Ndryshimi taktik me zëvendësimeve – I pari ishte Hoti që duhet të luante trekuartist prapa Carës dhe Skukës më pas Masanga shfaqi probleme dhe ndryshuam skemën me tre mbrapa. Edhe Rrapaj u ndëshkua dhe e hoqa. Në atë moment kalona me dy lojtarë të tjerë si Hoti dhe Magete dhe sërish u detyruam të shkonim në 3-4-3 me Jonuzin që zëvëndësoi Hotin e dëmtuar. 4 zëvëndësime, 4 skema të ndryshme. Isha i detyruar.

Mungesa e Da Silva – Da Silva vijon rikuperimin, ka shfaqur probleme dhe ne vazdhojmë me programe rikuperimi.

Perla e Tedi Carës – Kur një sulmues ka kohë që nuk shënon gola vjen edhe momenti që të shënoi eurogola të tillë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img