(Intervista) Trajnerët Shehi dhe Colella flasin pas ndeshjes Tirana 0-1 Partizani

Partizani i ka dhënë fund pritjes dhe është kthyer përsëri të fitojë derbin e kryeqytetit. Të kuqtë kanë mundur 1-0 Tiranën falë golit të shënuar nga Skuka në minutat e parë të sfidës. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas humbjes:

Ndeshja- Pavarësisht ndryshime se nuk kishim Toshevskin e Behiratçen që janë kryesorë, u munduam të ndryshojmë. Humbja nuk erdhi nga ndryshimet taktike, por se futëm veten në presion dhe në 10 minuta i dhamë disa herë kundërshtarit mundësi. Është e vështirë kur ia bën të lehtë kundërshtarit dhe pastaj rrjedha e lojës bëhet ende më e vështirë.

Kërkuam të rikuperonim Behiraccen, dje morëm sinjal që nuk qe i gatshëm. Na futi pak në pështjellim. Kërkuam të luanim me Lulajn nga e djathta. Goli erdhi si pasojë e vendosjes gabim të shumë lojtarëve. Presioni bëri të vetën. Kemi nevojë për organikë, për lojtarë, kur mungojnë 1 ose 2 nuk mund t’i prishim të gjithë. Dua të përgëzoj Deliun për paraqitjen e bërë, edhe pse nuk luajti në rolin e tij.

Gjithë përshtjellimin na ka sjellë përshtjellimi i krahut të djathtë. Ndikoi mungesa e Toshevskit. Iseni akoma nuk është ambientuar me skuadrën. Kjo ka bërë që të ndryshojmë pozicionet. Mungesa e lojtarit që na jep besim në krahun e djathtë na ka sjellë përshtjellim. Aleksi ku kemi pasur nevojë na është përgjigjur. Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma. Mbas këtij pushimi do të kërkojmë të kthehemi sa më dinjitozë.

U munduam që të luajmë shpejt, gabuam shpeshherë edhe pasimet e thjeshta. Diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesit të Partizanit. Duhet të ishin ndarë më shpejt nga topi dhe duhet të ishim më tepër agresivë. Kemi luajtur 10 minuta të këqija, nuk ishte ndeshje e keqe. Loja u ndërpre shpesh dhe kjo ndikoi, Partizani rinisej pas gabimeve tona”, u shpreh Shehi.

Ndërsa Xhovani Kolela, në prononcimin e tij, insiston se skuadra e tij ka ende shumë për të bërë:

“Nuk është se më pëlqeu shumë loja. Ne u mbrojtëm. Ka gjëra pozitive dhe gjëra negative. si në të gjitha ndeshjet.

Kush është më i mirë? Nuk e kam thënë kurrë se kjo ndeshje do e tregonte këtë ndaj nuk i përgjigjem kësaj pyetje. Sot fituam ne, herën e kaluar fituan ata. Nuk ia lejoj vetes ta them një gjë të tillë.

Merkato? Janë vlerësime që do të bëjmë me qetësi. Nuk mendoj se është momenti të flasim pas kësaj ndeshje për merkaton. Do të ulemi me drejtuesit t’i diskutojmë

Kuptuam që kemi bërë pak eksperiencë. Kemi menaxhuar më mirë emocionet se në derbin e kaluar. Kjo sipas meje për disa lojtarë profesionistë është një rezultat i madh. Në anën negative, nuk kemi mësuar ende të menaxhojmë momentin pas avantazhit në të njëjtën mënyrë. Por kjo na ka lejuar që të bëjmë diçka të re dhe të mbrojmë me intensitet të madh dhe të mos pësojmë gol.

Çdokush e sheh futbollin në mënyrën me vet. Nëse pozitive quhet që rrezikuam pak për të pësuar gol, atëherë po. Por sipas meje shumë situata duhet të menaxhohen me më shumë qetësi mendore dhe personalitet në fushë.

Sot është kalueshëm, nota 6,5. Nuk ndryshon”, tha Kolela për “Oversport” pas përfundimit të sfidës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu