Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi, foli pas barazimit 1-1 të Bylisit ndaj Kukësit:
“Pjesa e parë zotëruam topin, dominuam. Kështu bëjmë gjithmonë, edhe me Tiranën madje. Me çdo skaudër luajmë lojën e Bylisit, në sulm. Në pjesën e dytë bëmë lëvizjet e duhura. Për fat të keq kartonët e kuq nuk duhet t’u merrnin aq lehtë. Megjithatë luajtëm më mirë. Në 25 minuta ata nuk kishin asnjë rast. Edhe me 1 lojtar më pak arritëm për pak të fitonim. Me një penallti u barazuam. Në 2 minutat e fundit nuk arritëm të ruajmë rezultatin.
Kam dy fjalë për Kukësin: Jemi shumë më të mirë, janë indifernetë ndaj neve. Taipi e fitoi penalltinë si lider, nëse ai largohet nga Kukësi, ata bëhen për Kategori të Dytë. Duhet përgjegjësi dhe profesionalizëm te lojtarët sidomos te Zguro dhe penalltia. Arbitri nuk ishte në nivel sot. U përshtaste një skuadrë që nuk ka nivel të luaj futboll. Duhe ritëm më i madh. Nuk i dha karton Ndrecës dhe e la të lirë kur mund të merrte edhe të dytin më vonë. Arbitri ishte haptas më ata. Kukësi si klub i madh duhet të tregojë karakter edhe në ndeshjen me Erzenin. Loja vazhdon por Kukësi do luajë për fitore me Erzenin”, tha Shensoi për “Oversport” në fund të ndeshjes.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi:
“Në të vërtetë e kishim menduar ndryshe ndeshjen sot, jo në këtë mënyrë. Ebert bëri mirë deri kur u dëmtua Lamçe, Mamoh ka një dëmtim në dorë dhe nuk doja ta rrezikoja. Ndonëse ishim pak të sforcuar në vendosje, për shkak të mungesave. U munduam në pjesën e parë, zotëruam topin, tentuam të afroheshim te porta e kundërshtarit, por duke ditur edhe rëndësinë e sfidës. Në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë, sidomos në kohën që Bylisi ishte me një lojtar më pak.
Është e patolerueshme që futbollistët me eksperiencë të largojnë topin jashtë kur ndërkohë mund ta ruanin. Penalltia është një presion i madh, por është një pikë dhe me shumë vlerë. Ne duhet të mbanim topin në zotërim, sjam i kënaqur për pjesën e dytë që realizuam, pjesa e parë ishte pak pozitive, do të ketë kritika, nuk tolerohen gabimet, sjam aspak i kënaqur me pjesën e dytë. Nuk na lejohet që me një lojtar më shumë të nxirrnim topin jashtë”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.